Matoshi: Flamuri që fluturoi në Beograd është karikaturë

0
420

Matoshi

Analisti Halil Matoshi, thotë se janë qesharake reagimet e fundit dhe gjithë situata e krijuar për një lojë futbolli.
Halil Matoshi thotë se “nënat tona shahen edhe kur luajnë Trepça dhe Prishtina”, duke thënë se sharjet nëpër stadiume nuk janë incidente.

Ai ka thënë se nuk duhet “marrë afër zemrës flamuri që fluturoi me dron”. Sipas Matoshit, ai është një karikaturë e bërë nga një gjeni i vogël. Matoshi thotë se ai nuk është flamur as i Kosovës as i Shqipërisë.

“Flamuri është një karikaturë i bërë nga një gjeni i vogël”, ka thënë Matoshi.

Matoshi: Shqipërisë nuk po i shkon për fytyre nacionalizmi

Analisti Halil Matoshi, thotë se janë qesharake reagimet e fundit dhe gjithë situata e krijuar për një lojë futbolli.
Sipas Matoshit, ky nacionalizëm i shfaqur së fundi, nuk i shkon një vendi të pavarur siç është Shqipëria.

“Ekzistojnë dy Shqipëri dhe dy Kosova. Është Shqipëria zyrtare dhe Kosova zyrtare. Nuk guxojmë që të themi se kjo është shtylla e Shqipërisë, shtylla e Serbisë, shtylla e Kosovës. Mendoj se nacionalizmi në media ka shpërthy një eufori nacionaliste dhe që nuk i shkon hiç për fytyre një Shqipërie të pavarur që është 100 vite shtet”,  Matoshi në thënë Matoshi duke shtuar se një lojë futbolli nuk duhej lejuar që të krijonte situatën që krijoi. emisionin “Shqip” të Top Channel.

“Mendoj se topi edhe futbolli kanë mu maru shpejt, mbahen ato procedurat edhe dikush i fiton tre pikë”, ka thënë Matoshi./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu