Maurizio Salustro heton akuzat e ngritura nga Dik Marti

0
324

Prokurori italian Mauricio Salustro është ngarkuar të hetojë e të gjejë prova në lidhje me pretendimet e ngritura nga Dik Marti për përfshirje të ushtarëve të UÇK-së në trafikim organesh.

Salustro, i cili deri më tani ka  ngritur disa aktakuza kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ka nisur punën në terren për gjetjen e provave dhe dëshmive se “gjatë luftës ka ndodhur kjo tregti ilegale”. Këto hetime i ka nisur bazuar në raportin e zviceranit Dick Marty.

Ish-prokurori zviceran pati nxjerrë një raport vitin e kaluar, me të cilin akuzonte UÇK-në, me në krye kryeministrin Thaçi, se kanë kryer shumë krime të rënda, si trafikimi i organeve, armëve, drogës, naftës e cigareve. Ky raport, që u shndërrua edhe në rezolutë nga Këshilli i Evropës, flet për marrje organesh në dy “qendra paraburgimi në Shqipëri”, në të ashtuquajturën “Shtëpia e verdhë” afër Burrelit dhe në Fushë-Krujë.

Salustro është pjesë e një ekipi prokurorësh që po udhëhiqet nga amerikani Clint williamson.

Burime të afërta me procesin kanë thënë se për secilën akuzë të ngritur nga Marti ka hetues të specializuar. Ky burim ka thënë se prokurorit Salustro i ka rënë barra më e madhe, e që është hetimi i akuzave për trafikim organesh. Kjo akuzë e hedhur poshtë vazhdimisht nga autoritetet kosovare konsiderohet edhe më e rënda.

Ndërkohë, Salustro ka nisur intervistimin e dëshmitarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu