Mbahen homazhet për veprën e Fetnete Ramosajt

0
135

Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së ka organizuar homazhe në nder të jetës dhe veprës së ish-ushtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj.

Organizimi u bë nën patronazhin e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili edhe mabjti një fjalim për të në mbledhjen kememorative, njofton Klan Kosova.

Ai tha se Ramosaj i kushtoi tërë jetën veprimtarisë patriotike dhe se është e pavdekshme në kujtimin e bashkëvendësve të saj.

“Fetnete Ramosaj është ikona e luftës në Dukagjin. Ajo ishte ushtare,aktiviste, gazetare, publiciste që tërë jetën ia kushtoi veprimtarisë. Fetnetja që nga vitit 1998 ishte aktiviste dhe pjesëtare e celulave të para të UÇK-së. Ajo gjatë luftës ka kryer edhe detyrën e zëdhënëses së UÇK-së gjatë luftës duke u raportuar mediave të vendit dhe atyre të huajave. Pas luftës Fetnetja ishte pjesë e TMK-së nga viti 2002 si kolonele. Veprat e saj e bëjnë të pavdekshme për të gjithë ne”, tha Ramosaj.

Në këtë organizim po merr pjesë edhe deputeti Daut Haradinaj dhe shumë qytetarë të Deçanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu