Mbetjet nga Kosova, e bëjnë Fierzën “kosh mbeturinash” (Video)

0
120

liqeni fierzes mbeturinat

Mbetjet urbane që nga Kosova e deri në zonat e banuara përgjatë lumit Drin, shkarkohen të gjitha në Liqenin e Fierzës.

Sasia e plastikës është aq e madhe sa ka veshur të gjitha brigjet e liqenit. Specialistët e mjedisit pohojnë se prurjet e lumit Drini i Zi nga Kosova, sjellin gjithnjë e më shumë sasi plehrash, si plastika, mbeturina spitalore dhe mbeturina industriale.

Autoritetet kosovare janë njoftuar për këtë problem, që ka ekzistuar edhe para viteve ‘90, por që së fundmi situata është rënduar së tepërmi.

 

/Top Channel/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu