Mbi 6.2 milionë euro për kthimin e serbëve në 7 komuna të Kosovës

0
192

Shtepit per serbet

Kosova ende brengoset për kthimin e serbëve në fshatrat që ata kanë jetuar më parë. Ministria për Kthim, Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, si dhe organizata IOM, vazhdojnë të financojnë në kthimin e tyre, ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive të serbëve në Kosovë. Megjithatë, kohëve të fundit, buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës po shihet shpenzim i kot.

Vetëm në vitin e kaluar komunitetit serbë në Kosovë iu janë ndarë buxhet prej 6.211.000 euro. Nga këto mjete kanë përfituar shtatë komuna. Ajo e Obiliqit, Gjilanit, Shtërpcës, Pejës, Klinës, Istogut dhe Suharekës.

Sipas përfaqësuesve të IOM-it në Kosovë, zbatimi i projektit të IV-të RRK IV të BE-së ka filluar në nëntor të vitit 2014 dhe do të zgjasë deri në muajin prill të vitit 2017.

“Gjatë vitit të parë të zbatimit janë rindërtuar 118 shtëpi për refugjatët e zhvendosur, ndërsa në total deri në 250 shtëpi priten të rindërtohen deri në fund të projektit”, thuhet në përgjigjet elektronike të përfaqësuesve të IOMI-it për KosovaPress.

Organizata IOM sqaroi për KosovaPress se përfituesit e mundshëm nga të shtatë komunat e projektit do të merren parasysh për ndihmë në ofrim të strehimit dhe komponentët e tjerë të ri integrimit të projektit, si gra ntet, ndihma sociale ekonomike dhe gjenerimin e të ardhurave. Kjo ndihmë përfshin edhe përfituesit potencialë nga fshati Mushtisht, komuna e Suharekës, pas rekomandimeve të Grupit Punues Komunal të përcaktuar në vendimin ndërministror të kryesuar nga MKK.

Nënkryetari i komunës së Therandës, Rexhep Kuqi i tha KosovaPress-it se kanë pasur disa takimeme përfaqësues të të zhvendosurve të komunitet serbë, por ai tha se nuk është momenti i duhur për kthimin e tyre në fshatin Mushtisht.

Kuqi: Fshatarët e Mushtishtit nuk janë në disponim të mirë për pranimin e komuniteteve

“Për momentin ajo që mund të ju them është se nuk ekziston disponimi i mirë i komunitetet pritës, i fshatit Mushtisht , i liderëvetë fshatit Mushtisht, për pranimin e komunitetit serb. Ne kemi provuar t’i kontaktojmë edhe liderët e partive politike të fshatit Mushtisht por nuk kemi pasur sukses. Me kryetarin e fshatit jemi takuar disa herë dhe ai ka tentuar. por për momentin ata të gjitha përgjegjësit ia hedhin nivelit qendror, jo pse ndodhi, atëherë ishte afera e ministrit Jabllanovic, pastaj ngjarjet tjera që po zhvillohen në Kosovë dhe kështu e thonë , ndoshta edhe para mediave e thonë, se për momentin nuk jemi të gatshëm t’i pranojnë ish vendasit e tyre”, tha ai.

Kuqi gjithashtu tha se si qeveri komunale duhet ti respektoj të drejtën e gjithsecilit për pronën e vet dhe të drejtën e kthimit në shtëpitë e tyre, por pa një koordinim të mirë me komunitetin pritës kjo nuk mund të bëhet. Por ai beson se ky proces do të kalohet dhe gjithçka do të shkoj si duhet.

Për këtë temë KosovaPress ka tentuar disa herë të kontaktoj me ministrin për Kthim dhe Integrim , por ata asnjëherë nuk u janë përgjigjur kërkesave tona në lidhje me këtë temë.

Përndryshe në fshatin Serbicë e ultë të komunës së Prizrenit, tash e 4 vite janë ndërtuar 19 shtëpi,të cilat janë thyer e janë vjedhur disa herë për shkakun që qytetarët serbë që ju ndanë shtëpitë, nuk u kthyen për të jetuar aty.

Ata ishin disa herë për të shikuar se çfarë po ndodh me shtëpitë e tyre, por asnjëherë nuk u kthyen aty për të jetuar, tha kështu kryetari i fshatit, Alush Gashi.

Gashi tha për KosovaPress se kanë qenë 19 familje serbe me 99 banorë, të cilëve edhe ju janë ndërtuar këto shtëpi. Disa janë ndërtuar të reja, e disa janë riparuar. Shtëpitë ishin të kompletuara me inventar të brendshëm dhe me të gjitha pajisjet të nevojshëm, tha Gashi.

Gashi: Shtëpitë janë demoluar sepse serbët nuk janë kthyer.

Video:

“Ata nuk janë kthyer fare veç kanë ardhur në vizita dhe dalëngadalë disa shtëpi janë demoluar, janë marr bojlera të mëdhenj e të vegjël, dyer e dritare të plastikës . Ka disa shtëpi që i kanë marr edhe kulmet ,kush i ka marr ne nuk e dimë ndoshta edhe fshatrat për rreth që kanë qenë të vobektë , ja kanë marr çeremidet, ndonjë dru dhe kështunormal shtëpia pa të zotin e vet edhe demolohet edhe ne shqiptarët po ti lëmë shtëpitë e me shkuar andejpo ndodhin që po na thyhen edhe janë thyer kështu që nata ështëe fshehur”,tha ai .

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani ka thënë se duhet të rishikohet çështja e ndarjes së mjeteve për minoritet.

Osmani: Ndarja e mjeteve për minoritete e pa nevojshme

“Duhet me rishikua edhe çështjen e mjeteve për minoritet. Unë konsideroj që pas 16 viteve të pas luftës kur ka qenë e nevojshëm të ekziston edhe Ministria për Kthim apo mjetet e ndara për kthimin e atyre që ju janë dëmtuar shtëpitë apo që e kanë lëshuar Kos ovën. Konsideroj që janë shpenzime të kota siç e konsideroj shpenzim të kotë ndarjen e mjeteve për minoritete. Sepse buxheti është unik i tërësishëm edhe ndahet sipas nevojave dhe jo sipas etniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha Osmani.

Që nga pas lufta e këndej, komuniteti serb në Kosovë ka përfituar donacione të shumta nga ndërkombëtarët, si dhe shuma të ndara për ç’do vit nga buxhetet e qeverisë qendrore dhe lokale. /KP/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu