Mbinë rasati në asfaltin në Çabiq të Klinës të shtuar para 6 muajsh

0
76

Jo rrallë herë banorë nga fshatra e qytete të ndryshme shprehin brengën për asfaltin e dobët që shtrohet. Kritikat më të mëdha janë se cilësia është tejet e dobët dhe si pasojë qëndrueshmëria e asfaltit nuk zgjat as një vit, ndërsa ata me vite presin që t’iu asfaltohen rrugët, shkruan Reporteri.net.

Se asfaltet tek ne shtrohen sa për sy e faqe e dokumentojnë edhe fotot që së fundmi ka publikuar deputeti Milaim Zeka, ku tregon se në një fshat të Klinës trashësia është sa një petë e lakrorit.

“Maro asfalt si petë laknori e vidh sa të mundesh?!. Shikoje se çfarë asfalti është bërë në fshatin Çabiq të Klinës”, ka shkruar Zeka në Facebook, ndërsa ka postuar dhe dy foto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu