Me 17 Shkurt 1982 filloj fundi, me 17 Shkurt 2008 filloi të kryhet një procesë i filluar me 10 Qershor 1878

0
72

RRUGËTIMI DREJT 17 SHKURTIT

Krijimi i shteteve etnike nacionale fillon kur fillon fundi i sundimeve të perandorive të feudalizmit klasik.  Kjo periudhë i gjend popujt e të njëjtës përkatësi etnike të ndarë në principata të ndryshme të armiqësuara, ose  ka edhe popuj të njëjtës përkatësi etnike të ndarë  mes perandorive të ndryshme  me qëndrime armiqësore ndaj këtyre popujve.

Krijimi i shteteve nacionale ka pikënisjen dhe përfundimin e vet  të ndryshme varësisht nga kushtet e rrethanat specifike të secilit komb. Për Shembull Franca  e ka fillua nder të parat procesin e krijimit të shtetit nacional dhe nder të parat edhe  e ka përfundua këtë proces.

Gjermania e ka fillua procesion e krijimit të shtetit nacional para rreth 270 viteve, por akoma nuk e ka përfundua këtë proces. Sepse edhe sot vise të tera gjermano-folëse gjenden jashtë shtetit Gjerman. Krahina të tera etnike gjermane  gjenden në kuadër të shteteve fqinje rreth Gjermanisë. Përveç të krahinave të ndara gjermane  në shtet tjera fqinje, për arsye se Gjermania ishte shkaktare e dy luftërave botërore procesi i bashkimit të gjermanëve  brenda një shteti u pamundësua prej vet aleatëve anti – gjerman të cilët e ndan pas LDB nga Gjermania edhe Gjermanin Lindore e Austrinë në shtete të veçanta, me arsyetim se krijimi i një shteti të bashkuar gjerman paraqet rrezik për popujt tjerë e Evropës dhe gjithë Botës.

Për arsye se Gjermania është bindur se procesin e krijimit te shtetit te vet nacional nuk mundet t´a realizon me luftë të armatosur, ajo e ka ndryshua strategjinë dhe tani ketë proces po synon t´a realizon për mes të bashkimit të gjitha viseve gjermano-folëse brenda BE, si komb dominues ekonomik e politik për mbi kombet tjera. Derisa Gjermania synon bashkimin e gjermanëve përmes të BE, Franca përmes të BE  synon shuarjen e shteteve dhe  kombeve tjera me të vogla  përmes të bashkimit në BE , duke i shndërruar ato në koloni të feudalizmit modern.

Perandoria osmane në agonin e vet të thelle, për hakmarrje ndaj kryengritjeve kurde i ndau kurdët në mes shteteve fqinje rreth Kurdistanit për të mos lejua krijimin e shteti Kurd. Perandoria osmane në agonin e vet të thelle, për hakmarrje ndaj kryengritjeve shqiptare  kundër Portës se lart të Stambollit,  po kështu veproi edhe me shqiptaret dhe  i ndau trojet e tyre etnike në mes shteteve fqinje të Shqipërisë. Prandaj procesi i krijimit të shtetin nacional i filluar atëherë do të përfundon kur të realizohet Programi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878.

II

Nga 10 Qershori 1878 deri te 28 Nëntori 1912

u dashtë të kalojnë 35 vjet

Derisa Kurdistani akoma nuk ka arritur të krijon as një territor të pavarur ku ata do të njiheshin si etni shtetërore, Shqipëria gjatë procesit të krijimit të shtetit nacional, të filluar me Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit të 10 qershorit 1878, me 28 nëntor 1912, duke u thirrur në kufijtë e vet etnik, e shpall pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Por, ia arrin krijimin e shtetit të par shqiptar në kufijtë e vendosur ne Konferencën e Ambasadorëve në Londër me 1912 – 1913. Pra, nga 1878 e deri me 1913 u deshën 35 vite për te krijuar Shqipërinë londineze, edhe pse Shqipëria e shpalli pavarësinë e vet e baze të vendimeve të  Kuvendit te Lidhjes së Prizrenit të 10 qershorit 1878, ku shprehje vendimi i pa diskutueshëm se shqiptaret do të krijojnë shtetin e vet ku do të përfshihen të gjitha viset etnike shqiptare që për 500 vite ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Këtë e vërteton  edhe Delegacioni i Qeverisë se Vlorës në përbërje prej Rasih Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga.

“…Me 2 Janar 1913, tre përfaqësues te Qeverise se Përkohshme te Vlores, Rasih Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga u priten ne audience nga ambasadoret e fuqive të mëdha. Të pajisur me harta, te dhëna dhe argumente të forte historike, të tre përfaqësuesit paraqiten pretendimet shqiptare për krijimin e një shteti prej 57 mije km/katrore. Ai përfshinte brenda kufijve të tij trojet e banuara kryesisht prej shqiptaresh nga Mitrovica në Prevezë, duke përfshirë brenda tyre edhe Janinën, Shkodran dhe Shkupin…

“…Me 29 korrik 1913, fuqitë e mëdha nën ndikimin e Italisë dhe Austrisë, dhanë vendimin përfundimtar. Ne një dokument me 11 pika ato njihnin shtetin e ri, përcaktonin një mandat 10 vjeçar kontrolli që mbikëqyrej nga Komisionin Ndërkombëtar i Kontrollit me përfaqësues nga fuqitë e mëdha dhe caktuan për sigurinë në vend ngritjen e një xhandarmerie që do drejtohej nga oficere suedeze. Me tërheqjen e Suedisë, kjo ju ngarkua ushtrisë holandeze. Shqipëria përcaktohej principate autonome dhe e trashëgueshme. Princi do të vendosej brenda vitit në mirëkuptim nga 6 fuqitë e mëdha. 29 korriku, është dita e njohjes zyrtare ndërkombëtare të shtetit shqiptar, deklaruar nga Kuvendi i Vlorës, 9 muaj me pare, me 28 Nëntor 1912…” (Nga Koha e jonë)

Kjo e vërteton se nuk ishte vullneti i popullit shqiptar për të jetuar i ndarë. Por, se copëtimi i Shqipërisë (si pas tyre – 80% myslimane)  u imponua nga Fuqitë e vjetra të  Evropës në favor  të shtrirjes së  shteteve  ortodokse  shoviniste fqinjë, në territoret etnike shqiptare. Pra, Vendimi i Londrës kishte karakter të theksuar fetar.

Edhe në Konferencën e Bujanit të mbajtur në Dhjetor – Janar 1943-1944 edhe një herë vërtetohet vullneti i kombit shqiptar për të jetuar brenda je shteti. Por, as vendimet e Konferencës së Bujanit nuk u murrën parasysh dhe Viset etnike Shqiptare të Kosovës që ju dhuruan Malit të Zi e Serbisë dhe Greqisë në periudhën nga 1878  – 1913   mbeten nën sundimin e këtyre shteteve edhe pas luftës se dyte botëror si pasoj e përsëritjes se vendimeve të Fuqitë e vjetra të  Evropës.

III

Nga 17 Shkurti 1982  deri te 17 Shkurti 2008

u dashtë të kalojnë  26 vjet

 

Shqiptarët edhe në demonstratat e 1968 edhe në ato të 1981 ngulen këmbë në bashkimin e viseve etnike shqiptare nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë e Malit te zi, brenda Republikës Shqiptare të Kosovës, me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje, si faze drejt realizimit të procesit të bashkimit, sipas Vendimeve të Kuvendit te Lidhjes së Prizrenit të 10 qershorit 1878, për bashkimin e shqiptarëve brenda një shteti.

Këtë e kemi të theksuar sidomos në Vendimet e Bashkimit në LRSSHJ të 17 Shkurtit 1982, ku thuhet çart se pas refuzimit të krijimit të RSSH të Kosovës në kuadër të ish RSFJ, Lëvizja do të vazhdoi luftën për bashkimin e Kosovës me shtetin Amë Shqipërinë. Megjithatë,  edhe pas luftës së UÇK, përsëri Fuqitë e vjetra të  Evropës  nuk e lejuan as bashkimin e Kosovës me viset e veta nën sundimin e Malit të Zi, nën sundimin e Serbisë dhe nën sundimin e Maqedonisë e as bashkimin e Kosovës me shtetin Amë Shqipërinë, sikur që nuk po lejojnë rikthimin e Çamërisë në gjirin e shtetit te vet Amë të Shqipërisë. Kombi shqiptar po mbahet i ndarë në 6 shtete nga ana e Fuqive të vjetra të  Evropës  që nuk po munden të ndahen nga mentaliteti tyre konservativ anti – mysliman. Duke i konsideruar shqiptarët për mysliman, edhe pse feja e shqiptarit është vetëm shqiptaria dhe duke mos e kuptua se religjionet e ndryshme në Kosovë janë vetëm trashëgimi e kulturave të sundimeve të huaja koloniale.

Të gjithë armiqtë e Shqipërisë  i kanë luftuar me tera forcat  dhe janë përpjekur që shqiptarëve tua shpërlan trurin nga historia e vet. Ata kanë  bere përpjekje maksimale për të detyruar shqiptaret për të harruar historinë e Skënderbeut – Gjergj Kastriotit që ishte Babai  i Shteti të Popullit Shqiptar. Ata kanë  bere përpjekje maksimale për të detyruar shqiptaret për të harruar historinë Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit të 10 Qershorit 1878. Ata kanë  bere përpjekje maksimale për të detyruar shqiptaret për të harruar historinë 28 Nëntorit 1912. Ata kanë  bere përpjekje maksimale për të detyruar shqiptaret për të harruar historinë Kuvendit të Bujanit të  Dhjetorit – Janarit  1943/1944. Ata kanë  bere përpjekje maksimale për të detyruar shqiptaret për të harruar historinë e Mbledhjes  Themeluese të  Bashkimit  të PKMLSHJ e LNÇKVSHJ në  LRSSHJ te 17 Shkurtit 1982, sepse tëra këto data historike flasin për luftën e shqiptarëve për bashkimin brenda një shteti.

IV

PËRSE LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE TË KOSOVË  NË 1981

NUK MORRI PERMASAT E LËVIZJES NACIONALE SLLOVENE

DHE

PERMASAT E LËVIZJES MASOVIKE KROATE  TËVITEVE TE 1970 ?

I tërë koncepti i Platformës Politike për Republikën Shqiptare të Kosovës i hartuar nga ideologët  e PKMLSHJ (Partia Komuniste Marksiste – Leniniste Shqiptare në Jugosllavi), pran asaj që për fundament qenësor  kishte Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të1878, kjo Platformës Politike mbështetej  edhe në Bazat Teorike të  Eduard Kardelit mbi Zgjedhjen e Çështjes Nacionale Sllovene dhe në Bazat Praktike të Lëvizjes Masovike Kroate të viteve të 1970 për sh´fuqizimin e centralizmit unitarist të Beogradit dhe për fuqizimin e sovraniteti të Republikave që përbënin  RSFJ.

Pa dyshim se PKMLSHJ e kishte të çart se ajo nuk dëshironte që pushtetin t´a merrte nga duart  e reaksionarëve sllav dhe atë të u´a dhuronte reaksionarëve shqiptar që do të vazhdoni shtypjen e shfrytëzimin  dhe mjerimin e popullit shqiptar njësoj si reaksioni shovinist sllavo – grek. Prandaj mund të thuhet se PKMLSHJ kishte edhe program nacional edhe program social  të drejt e human për popullin e vet.

Pra, PKMLSHJ ishte një parti e maj perëndimore euerokomuniste me diferencim të qartë  kundër neostalinizmin lindor pro-rus. Por, PKMLSHJ kishte marr qëndrim të fuqishëm që Republika e Shqipërisë dhe stabiliteti i saj  të mos rrezikohet dhe të ruhet me çdo kusht. Sepse Kosovës ishte e humbur po që se rrezikohej  Republika e Shqipërisë. Prandaj, PKMLSHJ, para se të themelohej LRSSHJ, vet  morri përgjegjësin politike për tera pasojat e mundshme  para dhe pas demonstratave të 26 Marsit 1981, që Republika e Shqipërisë të mbrohet nga  tera akuzat  mundshme  të RSFJ  për nxitjen e demonstratave të 1981. Sepse vet PJKMLSHJ edhe qëndronte pas demonstratave me kërkesën për Republikën Shqiptare të Kosovës , për çka udhëheqja e LKJ ishte e informuar edhe me par përmes të korrespondencës qysh nga viti 1978.

PJKMLSHJ e bëri këtë  edhe që të bllokon mundësin për përzierjen  gishtërinjve të ndyre të  organizatave reaksionare pro fashiste  që e mbështetën  nazo-fashizmin gjatë LDB apo stalinistët , apo fundamentalistet tjerë  pas LDB.

Por, parashikimet e PJKMLSHJ mbi  mbështetjen e Lëvizjes për Republikën e Kosovës  nga ana e Udhëheqjes Shqiptare  brenda LKJ në krye me Fadil Hoxhën, Xhavit Nimani e Mahmut Bakallin, si ndodhi në Kroaci, te ne në Kosovë, dështoi. Pra, nuk ndodhi si ne Kroaci!  Në Kosovë ndodhi tradhtia! E tërë struktura e Udhëheqjes Shqiptare  brenda LKJ që nga strukturat e Profesorëve të Universiteti të Kosovës e deri te dy Kryesit e KSA Kosovës  u rreshtuan kundër kërkesën për Republikën Shqiptare të Kosovës. Kërkesën për Republikën Shqiptare të Kosovës, që u shtrua  fillimisht nga demonstratat studentore nga data 26 marsi 1981 e me vonë dhe u mbështet nga klasa punëtore, nga fshatarësia patriotike e deri te i ter Populli Shqiptar nëm sundimin e RSFJ, por kjo   përkrahje nuk erdhi nga Universitti i Pishinës si subjekt dhe si strukturë dhe as nga strukturat e LKJ për Kosovë.

Vetëm një grup i vogël kuadrosh nga Universiteti i Kosovës në krye me  Halil Alidema (1936), Pozharan, Mr. i historisë –  i dënuar 11 vjet burg; Ukshin Hoti (1943) Krushë e Madhe, Mr. i shk. politike – me 9 vjet burg; Ekrem Kryeziu (1943), Pejë, regjisor –  me 8 vjet burg; Mentor Kaçi (1952), Gjakovë, momtazher në TVP –me 7 vjet burg; Hilmi Ratkoceri(1955), Llugaxhi, absolvent – me  3 vjet burg; Ali Kryeziu (1950), Pejë, jurist – me 5 vjet burg; Nezir Haliti (1948), Firajë, profesor – me 2 vjet burg; Shemsi Reçica (1952), Gllavicë, profesor – me 7 vjet burg; Muharrem Fetiu (1945), Peçan (Suharek), mr. i historisë – me 6 muaj burg, Shaqir Shaqiri e disa të tjerë e përkrahën kërkesën për Republikën Shqiptare të Kosovës dhe përfunduan në burgjet e LKJ. Të tjerët ose e përkrahen diferencimin e LKJ kundër kërkesës për Republikën Shqiptare të Kosovës ose u struken duke i fut veshët në lesh.

Pra, demonstratat nuk ishin meritë e profesorëve por merite e studentëve të tyre.  Por, nga qarqet e pushteti  vasal që tëra ngjarjeve mundohen  të ju veshin merita  falco, edhe kësaj radhe u munduan që meritat e studentëve patriot t´ua veshin profesorëve dështak.  Jo atyre qe ishin në burgje,  por atyre që i prin diferencimit kundër kërkesës për Republikën Shqiptare të Kosovës  në krye me Ibrahim Rugovën. Njësoj sikur që provuan në vitin e kaluar të e falsifikoj  ditën e themelimit të LRSSHJ  të 17 shkurtit  1982 me datën e 17 janarit 1982. Këta nuk kanë fare skrupull, andaj për t´a as  falsifikimi i historisë  nuk është krim!

Për befasinë e PKMLSHJ në 1981 edhe disa krerë te organizatave ilegale  fillimisht kishin dilema dhe nuk e përkrahen kërkesën për Republikën Shqiptare të Kosovës, edhe pse anëtarësia e tyre murrën pjesë masovikisht në demonstratat e pranverës 1981. Vetëm kur kërkesën për Republikën Shqiptare të Kosovës e përkrahu Tirana zyrtare, këta lider ndryshuan qëndrimin pozitivisht. Kjo edhe e sjelli bashkimin e Organizatave ilegale patriotike të 17 Shkurtit 1982. Pra, Tirana zyrtare ka luajtur rol shumë pozitiv në bashkimin e  Organizatave ilegale patriotike të 17 Shkurtit 1982 vetëm me këtë qëndrim të vetin publik. Por, Tirana zyrtare nuk ka marre pjese në bisedime as në aktin e themelimit të LRSSHJ. LRSSHJ  i qëndroi furtunave të kohës dhe ajo ia arriti edhe te zhvillon luftë të armatosur për realizimin e Programit  Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878.

Por, përsëri këtij programi dhe kësaj lufte të drejtë të shqiptarëve  ju kundërvënë Fuqitë e Vjetra të Evropës duke mos lejuar bashkimin e shqiptarëve brenda një shteti  dhe duke provuar shpërbërjen e kombit shqiptar,  duke planifikuar klonimin e ti në 5 kombe artificiale  gjeografike jashtë Shqipërisë. Derisa Brukseli i heq kufijtë mes kombeve  brenda BE, ajo me fanatizëm  i mban kufijtë  brenda kombit shqiptar  si kufij “ ndërkombëtar”  derisa kufirin me Serbin e njohin si kufi administrativ. Derisa 100 shtete e njohin pavarësinë e Republikës se Kosovës, disa shtet mbajnë qëndrim hipokrit dyfytyrësh duke tentua që të e kthen Republikë e Kosovës prapë nën sundimin kolonial të Serbisë me do rruge tjera.

V

SA VITE DUHET TË KALOJNË PAS 17 SHKURTIT 2008 PËR TË ARDHUR DERI TE REALIZIMI I PLOTE I ZGJEDJES SE ÇËSHJTEJ SHQIPTARE?

 

Në themelet e luftës për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve brenda një shteti u derdh një det gjak  i shqiptarëve me të mirë që pat kombi ynë. U nisë  me luftën e Skënderbeut dhe u arrit deri te lufta e LPK, që ishte nëna që e lindi  UÇK-ën dhe që i dha fund studimit kolonial serb në Kosovë. Por, shqiptaret vazhduan të derdhin gjak për liri edhe pas 1999.

Me 18 mars 2004  ndodhi kryengritja qytetare kundër sundimit kolonial të UNMIK-ut dhe vasalëve  reaksionar vendor, në krye me kryeministër Bajram Rexhepin. Kryengritja u mbyt në gjak nga armetë e policisë mercenare të BE në uniformat e UNMIK-ut dhe te ushtareve të KFOR-it të shteteve të BE. U vranë mbi 30 njerëz dhe askush nuk u përgjigj për këto vrasje.

Me 10 shkurt 2007  ndodhi kryengritja qytetare kundër Planit të Ahtisarit dhe  kundër vasalëve  reaksionar vendor, në krye me kryeministër Agim Çekun. Kryengritja u mbyt në gjak nga armetë e policisë mercenare të shteteve të BE në uniformat e UNMIK-ut. U vranë dy dhe u plagosen mbi 80 veta, ndersa me mija  shqiptar u rrahën dhe u helmuan me gazra kimike.

Me 17 Shkurt 2008 Populli Shqiptar me plebishit shpalli pavarësinë nga Serbia në qiellin e hapur duke ndej gatitu para flamurit kombëtar dhe duke  e kënduar himni  kombëtar, derisa  në sallën e Kuvendit po nënshkruhej deklarata e ndryshimit të sundimit të huaj kolonial hapur, duke ndej gatitu para flamurit himnit të  BE, si dikur që rrinin gatitu para flamurit e himnit jugosllav në vitin 1989, kur ne po këtë salle u anulua autonomia e ish KSA te Kosovës, sikur që kishte ndodh në Prizren në vitin 1945 kur ata që e gënjyen popullin se po luftojnë për bashkim me Shqipërinë pas lufte e bashkuan Kosovën me Serbinë. Ngjashëm ndodhi edhe ne Rambuje në vitin 1999. Fuqitë e Vjetra të Evropës në Rambuje në vitin 1999 , në bashkëpunim me vasalet vendor,   vendosen që në Veri të Ibrit  të vazhdon sundimi i Beogradit ndersa në jug të Ibrit të vendose sundimi i Brukselit. Kur shkiet e vuan barrikadën në urën e Ibrit ata nuk i pengoi as SHPK, as UNMIK-u, as EULEX-i, as OSBE-a dhe as KFOR-i. Por kur një shqiptar provoi me e heq atë barrikadë, menjëherë u arrestua. Prandaj, katundi qe shihet kallauz nuk donë!

Në 5 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës ne mund të festojmë shpalljen, por jo edhe pavarësinë e saj. Derisa Republikës së Kosovës i ndalohet me Kushtetutën që ju ka imponua asaj nga Brukseli, bashkimi me shtetin Amë Republikën e Shqipërisë, e nga ana tjetër i imponohet me dhune integrimi nën BE e NATO pa pyetur popullin fare, jemi larg pavarësisë. Derisa pjesëtarëve të  UÇK ju ndalohet nga SHPK   parakalimi në ditën festiven, ndersa shkive e gabelëve brenda FSK  ju lejohet të kapardisen në uniformat e FSK e të SHPK, jemi larg pavarësisë. Derisa presidenti e kryeministri i Kosovës emërohen në ambasada të huaja  dhe Adem Demaçit i ndalohet kandidimi për president, jemi larg pavarësisë. Derisa atdheu i ynë mbahet me dhune i ndarë nga Fuqitë e Vjetra të Evropës në 6 shtete,  jemi larg pavarësisë. Më duket se për pushtetin e instaluar në Kosove nga ana e Brukselit Murat  Rifat Jashari e dha definicionin e qartë. Andaj porosia është e qartë! Rezistenca duhet të vazhdohet.

LPK duhet ta vazhdon misionin e vet për realizimin e  Programit  Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878 deri në realizimin  e tij. Nuk ka nevojë për 100 programe as për 100 lëvizje, kur e kemi Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878 dhe LPK!  S´ka me pas kurrë “Kosovë evropiane”, sikur që nuk ka pas as “Kosovë anadollake” e as “Kosovë jugosllave”! Nuk jemi as “turk  elhamdurilah”, as nuk ishim “jugosllav”, as nuk jemi “komb kosovar”, as nuk jemi “komb evropian” por kemi qen dhe jemi vetëm shqiptar. Republika e Kosovës  kurrë nuk ka me u pajtua me mbet as  koloni evropian e BE e as e dikujt tjetër, por Kosova  ka qen dhe ka me mbet shqiptare përgjithmonë.

 

Nga Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu