Me kë luan Shqipëria në barazh nëse nuk mposht Armeninë

0
252

Kombetarja

Shqipëria është në pozitën e tretë të Grupit I kualifikues për Euro 2016, pas humbjes në shtëpi nga Serbia.

Tani ajo ka gjasa të kualifikohet edhe si pozita e dytë nëse e mposht Armeninë në xhiron e fundit, pasi që Danimarka si pozita e dytë, që ka një pikë më shumë se Shqipëria, nuk ka takime tjera në këtë kampanjë.

Megjithatë, nëse nuk mposht Armeninë, ajo ka edhe një rast tjetër për t’u kualifikuar.

Këtë mund ta bëjë në barazhin mes vendeve të treta.

Pozita e tretë me më së shumti pikë nga nëntë grupet kualifikohet direkt, dhe Shqipëria nuk mund ta arrijë këtë pasi ka mbetur prapa me pikë.

Në barazh luajnë tetë kombëtaret tjera të pozicionuara në vendin e tretë nga Grupet A deri në Grupin I.

Ukraina, Irlanda, Kroacia, Suedia, Sllovenia, Izraeli dhe Turqia janë rivalët e mundshëm në barazh.

Sidoqoftë, kjo listë mund të ndryshojë pasi që kanë mbetur edhe nga një ndeshje deri në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu