Me VV-në shporta e qytetarit do të jetë më e rëndë e më e lehtë për nga çmimi

0
87
Albin Kurti
Albin Kurti

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka theksuar se qeverisja e tashme është tepër e shtrenjtë dhe e padrejtë me qytetarët dhe pasi ka bërë publike listën zgjedhore të VV-së, ka folur për programin ekonomik, duke thënë se me VV-në në qeverisje tatim më shumë do të paguajnë ata që marrin më shumë, do të hapin vende të reja pune, do të ketë arsim e shëndetësi më cilësore e për gjësendet elementare fare nuk do të ketë TVSH.

“Shporta e konsumatorit kosovarë do të jetë më e rëndë e më e lehtë për nga çmimi”, ka thënë Kurti, që ka folur edhe për investime në bujqësi, punimin e çdo pëllëmbe toke dhe mjete të mëdha do t’i alokohen bujqësisë.

“Do ta ndëshkojmë korrupsionin, do të kalojmë në sistem tjetër pensional, në atë gjenerata për gjeneratën, do të ketë rritje të pensioneve dhe brezi i moshuar do të bëjë jetë të dinjitetshme”, ka thënë Kurti, që foli edhe për sektorin financiar dhe programin tjetër ekonomik të VV-së dhe tha se duhet marrë shembullin e Prishtinës, ku ata nuk ia panë hairin pushtetit, por morën obligime për t’i shërbyer popullit dhe nesër njëjtë do të jetë edhe në nivel të Kosovës.

Hydajet Hyseni, i sapoaderuar në Vetëvendosje, ka thënë se duhet pjesëmarrje masive, në mënyrë që të ndërrohet qeverisja. Të mos lejojmë ato që na ndodhën përpara, për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes.

“E lash PDK-në, pata oferta të shumta e joshëse, por nuk më ofruan atë që ofron VV-ja, brumin e angazhimit atdhetar, konsistencën në kursin e lëvizjes kombëtare, sigurinë se interesi i vendit është mbi çdo interes tjetër”, tha Hyseni.

Ismajl Kurteshi, ka thënë se edhe në nivel vendi duhet të ndërrojmë udhëheqjen e keqe e të korruptuar, ashtu siç bëmë në Gjilan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu