Mehmeti: Mustafa, mëkatari i djeshëm po gomarizon të ardhmen e Kosovës

0
496

Kim Mehmeti

Shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth deklaratave të fundit të Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Tha se i pari i LDK’së po gomarizon të ardhmen e Kosovës.

Reagimi i plotë i Kim Mehmetit në Facebook:

“Dëgjuat, Kryeministri i Kosovës është bërë lajm i ditës nëpër mediat serbe! Edhe atë jo pse ka bërë ndonjë vepër madhore për vendin e vet apo pse me diçka ka ofenduar ndonjë serb, por pse e ka quajtur gomar ish-kryetarin e Vetvendosjes dhe, në vend që t’i kërkojë falje të ofenduarit, ai i ka kërkuar ndjesë gomarit, duke harruar se njeriun që ai ofendon, e kanë votuar me dhjetëra mijë kosovarë!

Tani ecë e mos thuaj: duhet të jesh i përjargur pas pushtetit si qeni pas mishit të përgjakur, që të harrosh se si Kryeministër i shtetit, nuk guxon të ofendosh asnjë qytetarë të shtetit që drejton! Por sido që të jetë, duhet pranuar një të vërtetë: ai kurrë nuk do guxonte – dhe nuk do duhej të kishte guxim – kështu të ofendonte cilindo deputet serb, por e përbuzë një të zgjedhur shqiptar, ngaqë e din se të gjithë do heshtin!

Më në fund, ky Kryeministër është prodhim i një shoqërie, e cila edhe mëkatarit të djeshëm, i lejon ta ‘gomarizojë’ të sotmen dhe të ardhmen e vendit të vet!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu