Mërgata dhe kësaj radhe jashtë loje …

0
331

Loja me mërgimtarët tanë ka filluar që kaherë, ndonëse atëherë kur pushtuesi sllavë pretendonin që përmes largimit, në forma të ndryshme, të shqiptarëve nga trojet e tyre ta pastronte Kosovën dhe ta serbizonte me ardhacak sllavë.

Me përfundimin e luftës së fundit të UÇK-së, me të drejtë mërgata shpresoi se edhe mbi ta do të rrezoi dielli, pasi që edhe ishin figura qendrore të kësaj gjysmë lirie.

Ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17. shkurt 2008, mërgatës iu shtua ende më tepër shpresa se kësaj radhe në mënyrë të ligjshme do t’iu kthehet identiteti i tyre i plotë dhe me këtë do të ketë mundësi si qytetar i Kosovës që votën e vet ta hedhë në kutit e votimit dhe me këtë shpresonte se një ditë kjo votë do ta sjell në vendlindje, që të mos jetë më kurrë i humbur dyerve të botës, mërgimtarë.

Duke par se si po luhet loja me diasporën rreth votës së saj se, a do të votojnë, apo jo, morëm një Intervistë me mërgimtarin, Kadri Gërvallen, Specializant për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Mustafë Krasniqi: Z. Kadriu si njohës i kësaj fushe që jeni, a mund të na thoni se në këto zgjedhje komunale të Kosovë mërgimtarët a janë lënë jashtë loje (si në zgjedhjet e kaluara) dhe a pajtoheni me atë se askush nga diaspora nuk e di se si do të votojë, dhe për këtë a mendoni se Kosovës i mungon një kornizë ligjore që do ta rregullon edhe këtë çështje?

K.Gërvalla: -Po, është e vërtetë se janë anashkaluar dhe s’do mend që mbi ne, mërgimtarët, po bëhet një lojë e pakuptimtë; S´pari uroj që  këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, mbase edhe është e vërtetë se Kosovës i mungon një kornizë e mirë ligjore për zgjedhjet. Pra, kjo gjendje siç e kemi tani është pasojë e një mungesës së një legjislacioni të mirë  dhe të qëndrueshëm zgjedhor, me që mungesa e kësaj kornize ligjore vazhdon të ketë efekte shqetësuese në sistemin politik dhe atë shtetërorë, si për mërgatën, ashtu edhe për vetë Kosovën.

Ky problem së pari nuk u rregullua mbi parimin e ndërgjegjes dhe të ligjshmërisë së reformës zgjedhore, dhe si pasojë e kësaj ndërgjegje votuesit nga diaspora edhe kësaj radhe si duket do jenë jashtë loje.

 

Mustafë Krasniqi: Z. Kadriu me tërë këto defekte në këtë legjislacion zgjedhor, si mendoni ju se do të realizohen votimet në mërgatë dhe sa mundet të jetë numri i tyre, votuesve?

K.Gërvalla: Ne sikur jemi bërë imun i këtyre defekteve, qofshin ato të qëllimta, apo të mosdijes, kjo neve, mërgimtarëve, si dhe popullit po na kushton shumë. E sa i përket pyetjes suaj vërtet me norma ligjore, çdo qytetarë që konsiderohet se ka të drejtë dhe është i interesuar për të votuar duhet të aplikojë për t´u regjistruar si votues jashtë vendi, pas këtij aplikimit KQZ-ja e ka edhe për obligim ta njoftoi kandidatin, nëse kërkesa e tij është aprovuar apo jo.

Më lejoni t’u them një fakt se sipas dokumentacionit të Komisionit për Emigracion, Refugjatë dhe Demografi të Këshillit të Evropës (Strazburg, Janar.1996), në shtetet e Evropës ishin evidentuar 340.700, azilkërkues shqiptar nga Kosova, kurse gjatë vitit 1999 numri i tyre u rritë rreth 500.000 mijë, d.m.th rreth 25% të popullatës së Kosovës që janë jashtë vendi.

Për këtë politikanët duhet të kenë më shumë kujdes për mërgatën, se siç dihet edhe në zgjedhjet e kaluara nuk ka pasur ndonjë interes për ta zgjedhur problemin e votës së mërgatës, ku mund të thuhet lirshëm se është dhe anashkaluar apo diskriminuar pa fajin e saj, sepse edhe nuk është pyetur a konsultuar fare me të, me mërgatën. Ndërsa vendimin e KQZ-se për votimin nga jashtë përmes postë mendoi se është më se i gabuar, kjo për ne, mërgatën, ka qenë edhe e dështuar në të gjitha zgjedhjet deri më sot.

Po ua jap një shembull se, nga kjo shifër qe e përmenda  më lartë, mbase edhe dihej se votat nga diaspora kanë qenë simbolike diku 1500 votues kanë arrit në Kosovë. Në fakt ky numër votuesish është anomali dhe absurde, por jo me fajin e mërgatës. Për këtë mendoj se duhet te hiqen shërbimet burokratike, që votimi  për mërgatën te ketë mundësi dhe lehtësi në të gjitha format, duke u nisur nga informimi e deri te shkuarja te kutia e votimit, kur dihej që tashmë i kemi Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës kudo.

 

Mustafë Krasniqi: Z. Kadriu kur jemi te kjo pyetje a mendoni se nëse  respektohet drejt vota e mërgatës do ta ndryshoi përqindjen e deputetëve në interes të partive politike dh të numrit të përfaqësuesve të popullit?

 

K.Gërvalla:  Po dhe kjo është shumë e vërtetë,  vetëm nga  numri i votuesve të mërgatës nga tri shtetet; Gjermane, Zvicra dhe Austria, do të shkon numri i votuesve mbi 100.000 mijë votues, me të drejtën e votës që nga mosha 18-vjeçare. Duke përpjesëtuar këtë numër me 5000  mijë votues për një deputet, arrin numri diku plus edhe 20 deputet, që së pari kjo do të jetë në favor të partive dhe së dyti të popullit që të ketë përfaqësues gjithëpërfshirës.

 

Mustafë Krasniqi: Z. Kadriu ku mendoni se do të ishte votimi më ideale për mërgatën?

K.Gërvalla: Dihet se më ideale do të ishte atdheu, po për fat që ne po detyrohemi jashtë vullnetit tonë të krijojmë një lidhshmëri me atdheun, së paku edhe përmes votës që kjo na bën të nderuar dhe krenar. Me që lartësia dhe problemet e natyrave të ndryshme janë evidente  kjo edhe ka mundur të bëhet në objektet e Ambasadave, apo të konsullatave tona, ku në ato shtete i kemi.

Siç dihet KQZ-ja për këto zgjedhje  harxhon hiq ma pak se  7-milion ero, ku edhe certifikon  komisionar për Kosovën, atëherë shtrohet pyetja pse nuk certifikon komisioner edhe për diaspore, te hapen  kutit e votimin ne  konsullata, apo Ambasada  dhe këto te barten me postë diplomatike për ne KQZ? Ndërsa Mundësia tjetër  do ishte  shkuarja ne Kosove ne ditën e votimit në mënyrë të organizuar nga Qeveria apo KQZ duke i hequr dhe shpenzimet  e rrugës. Ky është një model të cilën e kanë aplikuar shteteve fqinjë të Kosovës si Maqedonia dhe Kroacia.

 

Mustafë Krasniqi: Z.Kadriu:- Si i arsyetoni premtimet e disa personaliteteve politike dhe sa është reale angazhimi i  Ministrisë së Diasporës?

K.Gërvalla: Ne, mërgata, jemi përballur me shpresa të shumta, e këto sikur na u thyen pas premtimeve në erë të dhënë nga këto personalitete që i përmendët në pyetjen tuaj, e për mendimin tim këto premtime nuk kanë asnjë arsyetim logjik, por fundja e fundit nuk kemi edhe si t’i arsyetojmë, siç thotë populli: “Një gjë që shihet, kallauz nuk do” . Ne jemi dëshmitar se gjatë këtyre viteve shumë nga personalitetet politike kosovare  kanë vizituar diasporën ; Ata premtuan se diaspora do të ketë përkrahje institucionale, lehtësime doganore dhe në administratë, madje premtuan se në Kuvendin e ardhshëm do të ketë edhe vend për deputetë nga diaspora.

Për fat të keq të gjitha këto premtime të këtyre zyrtarëve politikë mbetën vetëm fjalë në erë edhe pse në disa takime është prezantuar konkretisht projektligji për diasporën, tri herë, kjo nuk  ka dhënë rezultate. Kemi vërejtje edhe te kjo Ministri, mbase thirret si Ministri e diasporës të paktën i takon diasporës të ketë përfaqësuesit e vet  në këto Ministri apo departamente ne kuadër te kësaj Ministrie, ku për fat të keq asnjë njeri nga diaspora nuk është i kyçur edhe pse   300.000 mijë shqiptar ne Gjermani s’ka asnjë këshilltar  ne këto Ministri, mbase edhe është premtuar themelimi i „QENDRAVE TE KULTURES“, si dhe është thënë se do ketë bashkëpunim dhe do ketë këshilltar, po si për çudi kjo ende nuk ka ndodhur të paktën të jetë nga diaspora dhe këtë mund ta dije vetëm zoti se shenjë nuk ka se do të realizohet ky premtim.

 

Mustafë Krasniqi: Z.Kadriu siç dihet kontributi i diasporës është shumë i madh për Kosovën, po  nga Kosova mërgimtarët çka kanë  përfituar përpos injorimit?

K.Gërvalla: Po, vërtet qëndron ajo që e thoni ju se, kontributi i diasporës është shumë i madh, mbase edhe i tejkaluar që kjo nuk ndodhë tek popujt tjerë. Këtë meritë të tyre nuk mund ta mohoj askush, deshi apo nuk deshi, sepse në saje të këtij kontributi sot Kosova lirshëm mund të them se e gëzon lirin dhe mu për këtë  diaspora meriton që të marrë pjesë në avancimin e të gjitha proceseve në Kosove. Madje siç dihej se, diaspora ka një kapital të madh që mund ta zhvilloi Kosovën, nëse institucionet gjegjëse dinë ta menaxhojnë diasporën si duhej . Megjithatë sipas të dhënave mërgata për çdo vit derdh në Kosovë më shumë se 800 milion euro, afërsisht sa ka Kosova buxheti gjatë tërë vitin.

Diaspora ka Kuadro të ndryshme dhe të nevojshme për Kosovën që me një sistem të rregullimit ligjor këta t’i kthen në atdhe për të shërbyer në vendin e tyre, sepse edhe ka nevojë për kuadro të tilla. E siç dihej diaspora e ka luajtur rolin e diplomacisë madje e ka bërë internacionalizimin e çështjes së Kosovës në kohën e duhur dhe  lirshëm mund të thuhet se adresa  e të gjitha të mirave për Kosovën ka qenë dhe është diaspora.

Ndërsa çka kanë përfituar kosovarët nga shteti i tyre, kjo është një pyetje me vend dhe e them me plotë përgjegjësi se përpos injorimit as një të mirë nuk ka përfituar  mërgata nga Kosova, shtetit që përpos djersës, lekut ia fali edhe jetën për lirinë e saj. Në fakt politikanët e saj, të Kosovës, nuk janë të interesuar aq shumë për diasporën, dhe nëse Kosova nuk e bënë këtë hap, ne duhet t´i bëjmë presion që të mundësohet perspektiva e shfrytëzimit të aftësive profesionale që i ka diaspora.

 

Mustafë Krasniqi: Z. Kadriu a keni menduar nëse një ditë mund të soset durimi i mërgatës?

K.Gërvalla: Shpresoj që roli i mërgatës mos të vij deri në ketë pikë që të soset durimi, sepse nuk do të ishte mirë as për vendlindjen, Kosovë, e as për ne, mërgimtarët. Pra, shpresoj se mërgata  pret  në të ardhmen që zëri i saj të dëgjohet me një përkushtimin të veçantë nga Kosova dhe udhëheqësit e saj që në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare vota e tyre të jetë e pranishme.

Pra, nëse Qeveria e Kosovës dëshiron ta ketë diasporën aferë, duhet të ndaj buxhet dhe të organizoj votimin në diaspora duke ju mundësuar bashkatdhetarëve shkuarjen në mënyrë të organizuar në Kosovë, apo  përmes Ambasadave dhe  konsullatave të saj. Thjeshtë jo ta injoroi, si është injoruar deri më tani.

Diaspora mjaftë është anashkaluar, kjo do të jetë hera e fundit pasi që sipas mendimit të shprehur të shumë veprimtareve, ende nuk ka dalë  në skenë pakënaqësia dhe presioni që mund t´i bëjë diaspora institucioneve të Kosovës. Po që se vazhdon me avazin e vjetër të injorimit dhe nuk ndryshon trendi për diasporën, kjo një ditë do të shpërthejë, gjë që do të jetë dobësi për udhëheqësit e Kosovës, por shpresoi se do të rrezoi dielli i së drejtës edhe për ne.

 

Intervistoi:Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu