Mërgimtari i përgjigjet akuzave të aktivistes së Kadri Veselit, Arbana Xharra (Foto)

0
46

Anëtarja dhe aktivistja e PDK’së Arbana Xharra, më herët ka shkruar një status në Facebook duke pyetur Vetëvendosjen se ku po i merr paratë që po i sjell mërigmtarët të votojnë në Kosovë.

Ajo shkruan në Facebook:

Krejt “atdhedashuria” e “patriotizmi” ne Vetevendosje ka mbete. Kush nuk eshte me ta shpallet tradhtar, hajn, antishqiptar, kriminel. Tash, tema e korrupsionit s’po ju pi uje, se doli që i doni paret, edhe mirë bile. Me çka po e bini diasporen, kush po ua paguan aeroplanat e jahtat?!!

Ndërkohë Xharrës i është përgjigjur një mërgimtar i cili thotë se ai vjen me paratë e veta.

Mërgimtari Vehbi Zeqiri ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook edhe biletën e aeroplanit.

“Per Arbana Xharra qe thot se vv po paguan mergimtaret te vijn ne ks per votim. Jo Arbana une vij vet me parat e mia nuk pranoj qe dikush te me paguan. Ky eshte obligim i secilit dhe 100€ i jap me deshir per vendin kemi dhen edhe me shum, por ju dhe ata qe je ber bashk kurr nuk keni qen mirnjohes ndaj mergates. Ti je ajo qe pranon pagesat per interesa personale injorante”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu