Mesazhet që zbulojnë “xhihadin” e kosovarëve në Siri

0
433

Gjihadistet

Hadi Nura kishte zgjedhur xhenetin para të dashurës së tij, Tringës. Rrugën për në ahiret besonte se e kishte gjetur nëpërmjet xhihadit në Siri duke u bërë pjesë e organizatës terroriste të Shtetit Islamik.

“Tringa zemër, po të tregoj një lajm të keq për ty, e për mua shumë i mirë. Unë provova me të kontaktu, por nuk bënte. Unë jam në Siri. Familja e dinë. E ke një letër te Albani, daja. Pajtohu me këtë. Unë të dua shumë po më shumë e dua xhenetin”, i kishte shkruar ai në një sms, më 4 nëntor 2013 nga Siria. Nga një mesazh në ditë ia kishte dërguar nga Siria të dashurës. Përmbajtja e tyre fliste për vendimin përfundimtar për të “rënë shehid”.

Një ditë pasi kishte arritur në Siri, Hadi Nura nga Prishtina kishte nisur ushtrimet në një kamp xhihadist në Siri.

“Loçkë, mos e ke gajlen time se unë jam në ushtrime në kamp e nuk kam të drejtë me marrë telefon, mos u bëj merak”, i kishte shkruar të nesërmen Tringës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu