Migrimi është i organizuar për të shmangur bombën sociale në Kosovë

0
428

Artan Muhaxheri

Të gjithë ata që po marrin rrugë drejt Evropës kanë një hall të madh. Bile sipas sociologu Artan Muhaxhiri i cili ishte i mysafir në debatin e Info Magazinës në Klan Kosovës i gjithë ky fluks është i planifikuar nga vendet e BE-së.

“Zhvendosja ka probleme afatgjatë,është për shkak të një zori të madh. Kosova është një bombë sociale dhe mendoj se kjo valë e madhe që po pranohet nëpër shtetet e BE-së është e organizuar. Që kjo bombë të mos pëlcet në Kosovë, duke e ditur pakënaqësinë sociale të akumuluar gjatë këtyre 15 vjetëve ” është shprehur Muhaxhiri.

Një fakt shumë interesant në gjithë këtë situatë sipas Muhaxhiri është edhe sjellja ndryshe e autoriteteve Hungareze.

“ Hungaria njihet si një shtet ksenofobik që ëshyë shumë strikt në aspektin e të huajve, si i kanë lënë korridoret hapur është e pakuptueshme. SI është e mundur që një vend në zonën Shengen të thotë ne nuk kemi kapacitete ti ndalim emigrantët” Ka akuzuar Muhaxhiri.

Nga ana tjetër nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim nuk ka shifër të saktë për numrin e azilkërkuesve.

Sefedin Kuçi nga ky departament tha se supozohet se janë 27.000 mijë azilkërkues, kur i është referuar shifrave të Eurostatit.

“ Ka kalkulime të ndryshme ato shifra nuk janë përfundimtare. Vetëm gjatë muajit nëntor numri i azilkërkuesve është rritur për 150 % që ka arritur shifrën 8.000. Por shifra të reja përpos atyre të Eurostatit për 2014 nuk ka”, përfundoi Kuçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu