Mijëra veteranë të luftës rrezikojnë të mbesin pa pensione

0
443

UCK

Rreth pesë mijë veteranë të luftës së UÇK-së, rrezikojnë që sivjet të mbesin pa pensionin e tyre prej 170 eurosh.
Kjo pasi Qeveria e Kosovës, nuk do të guxojë të tejkalojë shumën prej 25 milionë eurove dedikuar për kategorinë e veteranëve.

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, tha sot në Prishtinë se rritja e të hyrave për këtë kategori paraqet rrezik.

“Gjithsesi kjo është një fushë për të cilën kemi pasur diskutime të gjata me Qeverinë e Kosovës thjeshtë për të siguruar që Qeveria nuk do të merr përsipër detyrimet, të cilat do të bëjnë të paqëndrueshëm sistemin e saj . Ne jemi pajtuar për një ndarje buxhetore për këtë vit në vlerë prej 25 milionë eurove . Procesi ende nuk ka përfunduar, ne po shohim që numri i përfituesve potencialisht është duke u rritur, por presim që të kemi diskutime të mëtejme me Qeveri në për të siguruar që totali i përgjithshëm i paraparë për këtë vit të mos ndryshojë në mënyrë që mos të rrezikojë asgjë”, tha Vermeulen.

Ndryshe për të paguar të gjithë veteranët që u është njohur statusi dhe janë të papunë ministri Arban Abrashi ka deklaruar më herët se duhen edhe 15 milionë euro shtesë.

Sipas të dhënave të MMPS-së deri më tani pensionet e tyre i kanë marrë rreth 14 mijë veteranë të luftës që nuk janë në marrëdhënie pune ndërsa kanë mbetur edhe rreth 5 mijë që kanë aplikuar për pensione por që ende nuk i kanë marrë ato.

Përveç këtij paralajmërimi për Qeverinë e Kosovës, shefi i FMN-së për Kosovën Ruud Vermeulen, ka bërë të ditur se të premten Bordi i FMN-së ka miratuar rishikimin e parë të programit me Qeverinë e Kosovës. Ndërsa situata politike sipas tij mund të ndikojë në ulje të të hyrave

Vermeulen po ashtu tha se si pasojë e situatës politike që aktualisht po mbretëron në Kosovë do të ketë ndikim edhe tek investitorët dhe tek rritja ekonomike.

Nga ana jonë kjo gjithsesi paraqet një rrezik kyç që mund të minojë besimin e investitorëve dhe të konsumatorëve siç ka ndodhur në vitin 2014 me ngërçin politik. Gjithashtu ka shqetësime që Kuvendi i Kosovës të mos jetë funksional dhe të mos mund të miratohen ligje të reja , dhe ky është pa dyshim shqetësim që duhet të merret parasysh . Unë thashë më herët që parashikimi jonë i vlerësuar për rritjen ekonomike e këtij viti do të jetë 3.8 përqind . Por nëse kjo situatë do të vazhdoj më tutje ne duhet të bëjmë një ndryshim te këto parashikimi”, tha Vermeulen.

Shefi i FMN-së, po ashtu tha se Qeveria duhet që të përmbush edhe disa zotime. Ai tha se Qeveria duhet të kompletojë bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

“Dy prej zotimeve të tjera që i kemi në kuadër të prokurimit publik kanë përfshirë E-prokurimin që do të duhej të bëhej i obligueshëm për të gjitha organizatat buxhetore pastaj i dyti është vendet boshe në OSHP , duhet të plotësohen sepse mungesa e tyre minon vërtet procesin e prokurimit publik. Pastaj në kuadër të klauzolës për investime jemi marr marrë vesh që Qeveria duhet të përgatis një koncept dokument duke përfshirë një listë të projekteve madhore infrastrukturore që do të përfshihen për financim nga ana e donatorëve në kudër të këtij rregulli….Gjithashtu Qeveria është zotuar se do të dorëzoj në Kuvendin e Kosovës raporte gjysmë vjetore në lidhur me statusin e këtyre projekteve të financuara nga donatorët? ?, tha Vermeuelen.

Lajmë të mirë shefi i FMN-së e ka quajtur edhe miratimin e rregulloren e pagave të shërbyesve civil. Sipas tij tash me rregulloren e re asnjë zyrtar nuk do të mund të rrisë pagat në kohë të fushatave parazgjedhore.

Vermeulen, tha se fakti që ky rishikim është miratuar me 15 janar nënkupton se këto veprime nga ana e Qeverisë janë përmbushura veçse dhe janë realizuar këto reforma dhe gjithashtu kjo nënkupton që tani është në dispozicion edhe traseja e dytë e fondeve për Qeverinë e Kosovës në vlerë prej 35 milion euro që kjo tani ngrit totalin e mjeteve të lëshuara për Qeverinë në 70 milion euro. Me këtë marrëveshje sipas tij, janë paraparë që Kosova ti ketë në dispozicion 184 milion euro në një periudhë kohore prej 22 muajve . Qëllimi i të cilave është të sigurohet një stabilitet makrofinanciar dhe një rritje ekonomike. /KP

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu