Milionat e grumbulluar presin Asociacionin

0
81

asociacioni

Miliona euro të grumbulluara do t’i transferohen Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, i cili pritet të themelohet më 25 gusht, kur do të takohen në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.

Më shumë se 5 milionë euro, tashmë janë mbledhur në Fondin për zhvillimin e Veriut, nga të hyrat e grumbulluara prej dy pikave doganore në veri, Bërnjak dhe Jarinje, mëson gazeta “Zëri”, nga burimet e saj. Ndërkohë që edhe 10 milionë euro të tjera janë ndarë nga Qeveria e Serbisë për Asociacionin, buxheti i së cilit ka arritur shumën e përgjithshme prej më shumë se 15 milionë eurove.

Të hyrat milionëshe që do t’i ketë në dispozicion ky Asociacion, e bëjnë atë të fuqishëm dhe vendimmarrës në shumë sfera, dhe krejtësisht të pavarur nga institucionet e Kosovës, si rrjedhojë edhe opozita po përpiqet që të ndalojë themelimin e saj.

Asociacioni i Komunave Serbe parashihet të themelohet me Marrëveshjen e 19 prillit 2013, ndërsa prej asaj kohe po vazhdojnë bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, në pamundësi për të gjetur pajtim mes tyre që marrëveshja të gjejë edhe zbatim në terren.

Fondi për zhvillimin e Veriut, është iniciativë e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, por e cila ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbër për t’i shfrytëzuar ato, bën të ditur një zyrtar i BE-së, në kushte anonimiteti.

“Janë grumbulluar mbi 5 milionë euro, por ato nuk shfrytëzohen deri pas themelimit të Asociacionit”, thotë ai...

B.XH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu