Ministrat e vulosur të BDI-së

0
219

Shkup, 29 qershor – Edhe pse se zgjedhja e kuadrove të BDI-së për postet e ministrave, varen vetëm nga zgjidhja e liderit Ali Ahmeti, megjithatë portali “Zhurnali”, jo zyrtarisht mëson emrat final të njerëzve të parë që do ulen në kolltukët e eshalonit të parë, në katër vitet vijuese.

Sipas burimeve të njëjta të BDI-së në sektorin e euro-integrimeve do të ulet zëvendëskryetarja Teuta Arifi, ndërsa zv/kryeministër për Marrëveshjen Kornizë do të jetë Musa Xhaferi, edhe pse qarqe të caktuara të BDI-së bëjnë të ditur se akoma në lojë është zv/kryeministri aktual Abdilaqim Ademi. Në ministrinë e mbrojtjes do të ulet Talat Xhaferi i cili ishte edhe njeriu i dytë në këtë dikaster në përbërjen e kaluar.

Burimet për “Zhurnal”, madje bëjnë të ditur se nëse Ademi nuk merr postin e zv/kryeministrit, atëherë do të shkoj në atë të Ambientit jetësor ose të Vetëqeverisjes lokale. Në ministrinë e Drejtësisë thuajse është fiks posti i Adnan Jasharit. Pezull është vendi i Fatmir Besimit në ekonomi, por pothuajse e qartë është se në pushtetin ekzekutiv do të jetë Ermira Mehmeti Devaja.

Sipas informacioneve nga Reçica e Vogël çështjet më të mëdha kanë mbetur të sqarohen në takimin e së premtes në mes Gruevskit dhe Ahmetit dhe se grupet punuese nuk kanë nevojë pse të takohen. Nga BDI-ja bile pohojnë se këtë fundjavë kryesia qendrore e BDI-së pritet që shumë gjëra të qartësojë. Përveç asaj që qeveria do të jetë gati para afatit të parashikuar, hollësi tjera nuk shpalosen.

Nga ana tjetër, sipas burimeve të larta partiake në VMRO lirshëm mund të frymojnë Zoran Stavrevski dhe Peshevski, eventualisht edhe Antonio Milloshoski, aktualisht ministër në MPJ.

Vendimet e tjera nga VMRO thonë se i di vetëm lideri Gruevski.

Jo zyrtarisht Jankullovska do të shpërngulet në kolltukun e Ivo Ivanovskit ministrit të administratës dhe shoqërisë informatike, ndërsa njeriu i parë i DHP-së Goran Trajkovski do të jetë polici i parë.

Zëvendësministri i deritanishëm për punë dhe politike sociale Spire Ristevski me siguri do të ulet në kolltukun e ministrisë. Ndërsa si njeriu i parë i shëndetësisë, i cili për herë të parë do të mbetet në kulaçin maqedonas, përmendet djali i kryeministrit të parë Kljusev, Ludmill Kljusev, i cili si mjek punon në Kanada.

Nuk dihet akoma se vendet e tyre a do t’i mbajnë Mile Janakiveski i Transportit dhe Lidhjeve dhe Elizabeta Kançevska – Milevska e ministrisë së Kulturës.

Nga VMRO-DPMNE-ja, madje kanë paralajmëruar rrotacion dhe freskim të disa ministrive. Se Gruevski di të befasoj me emra të ri të panjohur, këtë disa herë e ka dëshmuar, si në bulevardin “Ilindenska”, ashtu edhe në grupin parlamentar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu