Ministri Agani dërgohet në polici

0
117

Agani

( E Plotsuar) Burime të gazetës Express kanë treguar se ministri Agani tani është marrë nga Ministria dhe është dërguar në stacion Policorë.

Këto burime kanë treguar se bartja e tij është bërë me veturë të Policisë së Kosovës.

Përveç mjekëve kosovar i arrestuar nga Policia e Kosovës është edhe kardiologu maqedonas Borce Petrovski.

I njohur si njëri ndër mjekët e parë që kan nisur aplikimin e operimit me stenda në zemër, Petrovski është edhe njëri ndër aksionarët e spitalit të zemrës “Eda” në Veternik.

I njëjti është arrestuar edhe në vitin 2007 dhe më pas është liruar me arsyetimin se ka ardhur në Kosovë për të punuar dhe pacientët po i sjell për shërim në Kosovë e nuk po i dërgon në Gjakovë.

Konfirmon Prokuroria: Nëntë të arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës

Nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike nga Policia e Kosovës ka kryer sot një operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, ku ka arrestuar nëntë persona.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, lidhur me këtë rast, në qershor të vitit 2014, ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve kundër: G.Sh., F.A., L.B., B.P., A.H., A.B., N.Z., D.G., Nj.G., E. M., M.A. dhe R.E.. Prej këtyre personave, disa janë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe disa të tjerë janë mjekë.

Prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për ndalim ndaj nëntë personave të arrestuar dhe do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kërkesën për caktimin e paraburgimit prej një muaji për të nëntë të ndaluarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu