Ministria paguan me Para të shtetit ceremoninë e diplomimit të zyrtarit të saj në Angli

0
137

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka shpenzuar 538 euro për ushqim dhe akomodim të zyrtarit të saj që udhëtoi drejt Anglisë për ceremoninë e diplomimit vitin e kaluar.

Siç thuhet në raportin e auditimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për vitin 2018, Ministria ka aprovuar pagesën për ushqim dhe akomodim të një personi në Angli, ani pse ai nuk kishte udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar për detyra zyrtare.

“Sipas Udhëzimit Administrativ nr. 2004/07 për shpenzimet e udhëtimit zyrtarë jashtë vendit, neni 2 përcakton se udhëtimet zyrtare nënkupton udhëtimet të cilat kanë një destinacion apo qëllim i cili shërben për kryerjen e detyrave zyrtare
në interes të Qeverisë së Kosovës dhe të shërbimit civil të Kosovës”, thuhet në raportin e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“Ne kemi identifikuar një rast ku ministria ka aprovuar dhe paguar vlerën 538€ për ushqim dhe akomodim, në emër të shpenzimeve për udhëtim zyrtar për ceremoninë e diplomimit/përfundimin e programit të masterit në Angli, ndërsa
ky udhëtim është jashtë detyrave dhe qëllimeve zyrtare”, thuhet në raportin e auditimit.

Në raport sugjerohet ministri Valdrin Lluka që të sigurojë respektimin e rregullave në fuqi që shpenzimet për udhëtime zyrtare të bëhen vetëm për qëllime zyrtare dhe për të gjitha shpenzimet e pa rregullta, të bëhet kthimi i mjeteve në buxhetin e ministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu