Misioni i Evropës është në Kosovë, por realisht Kosova po largohet nga BE-ja

0
208

Politika e jashtme e Kosovës ka hasur në ngecje, jo vetëm për shkak të neglizhencës së MPJ-së por edhe për shkak të mos funksionimit adekuat të Agjensisë kosovare të intelegjencës; tash për tash dihet personi që e udhëheqë, shefi i saj është Bashkim Smakaj. Vështirësitë janë të ndryshme, disa nga to edhe të pakapërcyeshme, meqë Kosova është pranuar prej afro 100 shtetesh, deri më tash, por nuk janë vu marrëdhënit diplomatike me të gjitha ato shtete. Ndërsa MPJ është çështje në vete, vonohet në përzgjedhjen e ambasadorëve, procedurat lehen të papërfunduara tërsisht, a duhet të kalojnë fazë- fazë, apo së pari të koordinohen me partnerin në koalicion? Ministri i Punëve të Jashtme shfrytëzon ulësen e të parit të diplomacisë duke iu dhënë zemër shqiptarëve në rajon se ata janë të mbrojtur “fizikisht” nga PDK-ja, a bëhet kështu diplomacia publike për të arritur në këthinat e ndërtesës shumëkatëshe të OKB-së, apo këtë e bënë për të treguar lojalitetin ndaj të parit të partisë, për të qetësuar oponentët politikë, apo për të heshtur zërin e opozitës por edhe për t’i përmbushur dëshirat e saj. Çuditërisht MPJ, ka qenë vend i gafeve të diplomatëve të papërvojë të Kosovës, apo është shndërruar në byro për punësim, nuk është shfrytëzuar institucioni i rekomandimit, por nuk është studjuar as e kaluara e tyre. Nuk është kjo gjëja e vetme, MPJ jep informacione të llojllojshme lidhur me njohjet, pra mungon serioziteti në punë. Sa janë të sakta përmbushjet e kritereve të përcaktuara për t’u stolisë me karrikën e ambasadorit. apo janë të mjaftueshme në krahasim me kriterin e e lojalitetit partiak, apo edhe të lidhjeve miqësore me udhëheqësit vendor veç po shihet. Një gjë duhet të qartësohet se MPJ nuk është agjension për regrutimin e të rinjëve të cilët menjëhërë pas kryerjes së studimeve pa ndonjë përvojë në diplomaci shkelin në shkallët e zyrës së diplomatëve, të cilët do të duhej të ishin me eksperiencë, bile të kenë përvojë politike. Nuk është i mjaftushëm vetëm kriteri i “përkthyesit” , sa janë të rëndësishme miqësitë e ndërtuara më heret. Gabimi qëndron se nuk bëhen asnjëherë kontakte, apo fare pak me grupet lobuese të shiptarëve në perëndim, të cilët janë një potencial i pashterrur jo vetëm i dijes, por edhe i fuqisë votuese, shiqoni faktin turqit kanë 20 parlamentarë në parlamentin Evropian edhe pse ata nuk janë anëtarë të BE-së. Sa herë ka dërguar misionarët e vet Hoxhaj në perëndim për t’u takuar me intelektualë, veprimtarë, të cilët kanë përvojë për vendosjen e takimeve të niveleve të larta, fundja edhe mobilizimi i diasporës dhe shtytja e tyre përmes fuqisë së votës mund të bëjë ndryshime. Derisa shumë shtete kanë zgjedhur këshillat për diasporë, nuk ka pasur ndonjë takim që ka shkuar përmes MPJ-së, e them këtë ngase mërgimtarët shqiptarë kanë ndihmuar diplomatët e Kosovës, kur Kosova nuk ishte në hartën politike të Evropës. Dosido, ambasada dhe ambasadori, kanë detyrat e tyre të përditshme, të zgjidhjes së problemeve të mërgimtarëve, ndonjë takim me zyrtarët në shtetet ku gravitojnë ata, por pa pasur terrenin e përgatitur nga diapora ata janë vetëm një shkumë sapuni në basen, asgjë më shumë.

Pas përfshirjes së Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë Shqipërisë e BEH në listën e bardhë të Shengenit, jashtë saj mbeti Kosova, ajo ka humbur hapin për shkak se nuk ka përparim në lëminë e sigurisë së dokumenteve sidomos të pasaportave biometrike, ndodhi skandali i ryshfetit, pastaj korrupsioni i lartë, kontrolli jo i mjaftueshëm i migrimeve ilegale përfshirë edhe “read-misionet” e rendit publik dhe sigurisë, të punëve të jashtme dhe të drejtave themelore. Sigurisht që vizat nuk do të zhduken vet-vetiu, ngase për këtë duhet kryer detyrat e parashtruara, edhe pse është përfolur shpesh që Kosova ka përkrahje nga Brukseli. Shtrohet pyetja a ka plotësuar Kosova kriteriumet e planit (“roadmap”) për liberalizimin e vizave dhe a ka pasur ndonjë plan për zbatimin e kritereve, bile edhe kontaktet ishin shumë të rralla me zyrtarët e BE-së në Bruksel. Do të ishte disi e kapshme po të ishte bërë ndonjë planifikim fazor, atëherë opinioni më lehtë do të përcillte përmbushjen e detyrave nga qeveria. Si duket në këtë fazë nuk ka qenë edhe synim i qeverisë përmbushja e obligimeve për t’u bërë kandidatë për liberalizimin e vizave, jo për faktin që Kosovën nuk e kanë pranuar pesë shtete të BE-së, meqë përmbushja e kriteriumeve i bind partnerët por edhe shtetet tjera për pranim më të hovshëm të Kosovës. Kosova në këtë drejtim as që është afër; ka vende që po tregojnë shenja dyshimi për kapacitetet qeverisëse, se a do të plotësohen kushtet për liberalizim të vizave as që  kishte ndonjë parashikim . Atëherë do të duhej të bëheshin edhe licitimet kohore për të ardhmen dhe, sigurisht që do të kalojë goxha një kohë për ndonjë ndryshim cilësor, ngase nuk ekziston vullneti politik. Nuk është bërë publike sa kritere duhet përmbushur Kosova për të hyrë në mesin e shteteve që do të përfshihen për liberalizim të vizave, pra as që është bërë ndonjëherë pjesë e debatit më serioz, thënë shkurt nuk ka ndonjë bisedë për përcaktimin e përmbushjes së kritereve, përveq atyre që janë përgjithësuese, tjetër është vurja e kontakteve me komesionerët e BE-së për kriteriumet që do të duhej të përmbushte Kosova. Pra u tha së pari duhet të zhvillohen bisedimet teknike para se komisioni evropian të jap rekomandimin që të shkohet në procedurën për të futur Kosovën në listën e bardhe të Shengenit. Dhe u tha gjithashtu pa hyrje në bisedime teknike as që do të ketë ndonjë vendim të BE-së. 

Kosova ka filluar që moti me përmbushjen e standardeve, dhe atë para hyrjes në bisedime teknike dhe ato politke, por edhe pas bisedimeve, ua vizatuan liderëvë kosovarë planin-“road map-ën”, të cilët asnjëherë nuk e kundërshtuan, por iu “përmbajtën” rigorozisht, përfundimisht edhe marrëveshja e Ahtisaarit ishte rrugë udhëzimi i evropianëve. Serbia që nga fillimi kishte kundërshtuar të gjitha inciativat e mundshme, ajo përfitoi nga frenimi i proceseve integruese të Ballkanit, deri sa zhvillonte bisedimet teknike, ajo pengonte funkcionalitetin e institucioneve kosovare, aq shumë saqë ndau teknikisht Kosovën, duke ia lënë si zorrë qorre veriun e saj. Liderët kosovarë kishin të veshura vazhdimisht fanelat e vullnetarëve, dhe çdo rekomandim të diplomatëve evropianë përpiqeshin ta mbështetnin. Sigurisht që deri te bisedimet nuk vihet pa treguar vullnetin politik, por edhe puna që është kryerë, nuk ka pasur ndonjë vlerësim të njëmendët pozitiv, por as që është shqyrtuar ndonjëherë pozicioni i Kosovës për liberalizim të vizave, nuk kishte as ndonjë procedurë por as pëlqim i shteteve anëtare për Kosovën, deri sa Serbia po i hap dyert me forcë të Brukselit, pa zbatuar marrëveshjet për të cilat ka marrë obligimet.

E si mund të flitet atëherë për ndonjë kooperim me Këshillin e Evropës, edhe pse EULEX-i kishte ardhur edhe për këtë qëllim, që do të thotë se misioni i Evropës është në Kosovë, ndërsa realisht Kosova po largohet nga  BE-ja, e çfarë faji kanë banorët e Kosovës, të cilët po ndëshkohen për shkak të luhatjeve të BE-së, e cila jo që po shpërblen përmbushjen e udhëzimeve të deritanishme, por po shkel përpjekjet e qytetarëve kosovarë, të cilët faktikisht janë ata të cilët ruajtën paqen në Kosovë, por edhe më gjërë. Si duket mësimi që u dhanë zyrtarët e BE-së është krejt i ndryshëm nga ajo çka bënë ata. Shoqëria civile deri më tash inerte, po del me qëndrime dhe kërkesa, atëherë kur çdo gjë po kryhet, a nuk ishin ata më heret të alarmuar për këtë, kur nuk ka pasur ndonjë takim me komisionerët e BE-së, e si do të përfitonte Kosova nga liberalizimi i vizave kur i ndryshojnë kriteriumet, a nuk ishin bisedimet teknike dhe këto politke në nivel të kryeministrave për të arritur këtë qëllim. Qysh heret është kuptuar se njëri ndër kushtet kyçe është edhe çështja e pasaportave biometrike, por askush nuk çante kokën, as ministri i rendit nuk lodhej për këtë, por as drejtësia as që bënte ndonjë përpjekje për azhuritet në këtë drejtim, derisa shpërtheu skandali i panevojshëm diplomatik me kompaninë austriake, duke ia mbyllë derën negociatave, dhe duke shënuar golë në portën e vet, që në gjuhën e sportit thuhet autogol.

 

Shkruan: Agim Vuniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu