Mocion për pushtet në kohë lufte për jetën

0
90

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka treguar ndjeshmëri për dramën e përballjes së kosovarëve me virusin vrasës COVID-19, që ka marrë hov këtë javë, e i cili ka prekur deri tash 63 qytetarë dhe ka marrë dy jeta.

Kjo parti ka vendosur që në këtë kohë të luftës me virusin që ka bërë kërdi në shumë vende të botës, ta shembë Qeverinë nëpërmjet një mocioni mosbesimi, duke u bërë e shurdhër kështu edhe ndaj thirrjes që qytetarët janë duke e shprehur nëpërmjet protestave nga ballkonet e shtëpive secilën natë, ndaj kërkesës së shoqërisë civile, e edhe ndaj një apeli që ia kanë bërë shumë shtete, përfshirë ato të QUINT-it, e një demarshi të shteteve me më ndikim në Evropë – Gjermanisë dhe Francës, shkruan KOHA.

Me katër vota për dhe dy kundër, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të martën që seanca për shqyrtimin dhe votimin e mocionit të mbahet të mërkurën në orën 11:00. Ka vendosur kësisoj, përkundër vendimit të Qeverisë që ka ndalur lëvizjet e qytetarëve dhe përkundër konstatimit të institucioneve shëndetësore se salla plenare e Kuvendit nuk i plotëson kushtet për zbatimin e rekomandimeve për ta mbajtur distancën prej dy metrash, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila është deputete e LDK-së, ka bërë thirrje që mocioni të mos votohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu