Molliqaj thotë se LDK po kërkon arrestime edhe për krime të UÇK-së, veç me ardhë në pushtet

0
278

Dardan Molliqaj, thotë se kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë radikale, por se në raport me rivalët në Kosovë duken të tilla. Sipas tij kërkesat e zakonshme, normale të VV-së, bile duken të zbutura në krahasim me vendet tjera, përfshirë Kroacinë.

Ai tha se VV, është pozicionuar në kundërshtim të Tribunalit, i cili tha se për VV-në është i panatyrshëm

“Logjika e shëndoshë e njerëzve brenda e jashtë Kosovës, thotë se Tribunal është dashur të krijohet për Serbinë”, tha Molliqaj në “Zona B”, në Klan Kosova.

Ai tha se krijimi i Tribunalit për Kosovën kriminalizon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Molliqaj tha se gjykatë të tillë nuk ka krijuar as Kroacia e as Bosnja, e kështu siq thotë ai, nuk do të duhej të ndodhte me Kosovën.

Sekretari organizativ i VV-së, tha se nëpërmjet qeverisjes në Prishtinë, do të dëshmojnë se si duhet qeverisur.

Ai tha se ka qytetarë që janë të lodhur nga qeverisja dhe ka të atillë si LDK-ja, që për me e marrë pushtetin, pranojnë edhe arrestime për luftën e UÇK-së.

Ndërkohë, sipas tij, me sistemin e ndërtuar nga Vetëvendosje, Kriminelet do të shkonin prapa grilave pa e njollosur luftën e UÇK-së.

“Kam dëgju këto ditë dhe atë më së shumti LDK-ja që po bejn përpjekje ta bejn Tribunalin që nje pjese të shkoin në Burg edhe nese skan bere krime por vetem se kan qen në UÇK, le të shkojnë për krime të UÇK-së veç ti hjekim prej pushtetit, ka qytetarë që janë lodh dhe duan ta ndryshoin Qeverin por dhe ka njerëz që dojnë për me ardhë në pushtet për veti qysh është LDK-ja”, tha Molliqaj në Zona B në Klan Kosova ta Kriminalizoin UÇK-në.

Molliqaj tha se Vetëvendosje nuk do të votoj vendet e rezervuara, pasi sipas tij, kjo nuk ka kuptim.

Do të votojmë kundër shpërbërjes së Kuvendit, tha Molliqaj, pasi sipas tij nuk është faji i Kuvendit, por i qeverisë me gjithçka që po ndodh në Kosovë.

Molliqaj thotë se Vetëvendosje nuk është për shkuarje në zgjedhje nëpërmjet shpërbërjes së Kuvendit, por me rrëzimin e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu