“Mospërfillje e turpshme”, mbyllet Memoriali i UÇK-së në Marinë

0
114

Investitorët amerikanë kanë mbyllur Memorialin e UÇK-së në Marinë të Skënderajt, një kompleks memorial, në brendi të të cilit, sipas modelit amerikan, në një pllakë të mermertë janë skalitur emrat e mbi 2 mijë dëshmorëve të luftës së UÇK-së nga e gjithë Kosova.

Sponsori dhe ideatori kryesor i memorialit, Benito Mares, i mbështetur edhe nga donatorët tjerë amerikanë, pllakën e mermertë, në të cilën ndodhen emrat e mbi 2 mijë dëshmorëve, e kanë mbuluar me pllaka llamarine të përforcuara me gozhda speciale, kështu që tani ajo pjesë dukët vetëm bardh.

Vendimin për mbylljen e Memorialit të UÇK-së në Marinë, donatorët e amerikanë, siç thuhet në një njoftim, e kanë marrë në shenjë pakënaqësie në Qeverinë e Kosovës, e cila nuk ka kryer obligimin e vetë karshi memorialit, përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e tij.

Në një njoftim që është vendosur në hyrje të memorialit, donatorët amerikanë e kanë quajtur “mospërfillje të turpshme” papërgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës, e cila nuk ka ofruar përkujdesje dhe mirëmbajtje për Memorialin e UÇK-së, i cili i është nënshtruar një vandalizmi dhe shkatërrimi total, andaj kanë vendosur ta mbyllin.

“Të dashur vizitorë patriotë, donatorët amerikanë që ndërtuan fazën e parë të Memorialit Kombëtar të UÇK-së janë të brengosur që Qeveria e Kosovës nuk ka ofruar ndonjë shenjë të qëndrueshme që përfundimisht të marrë përgjegjësinë për të mirëmbajtur dhe ruajtur këtë vend të nderit për të gjithë burrat dhe gratë e UÇK-së, të vrarë në luftën për liri. Që kur memoriali ishte hapur në vitin 2005, të gjitha shpenzimet janë paguar nga donatorët amerikanë, duke pritur qeverinë që të bëjë punën e saj. Pasi që tani ka ndodhur shumë vandalizëm dhe shkatërrim dhe Qeveria e Kosovës nuk po merr asnjë hap, për arsye të sigurisë, donatorët amerikanë vendosën që ta mbyllin memorialin deri në një njoftim tjetër. Ju lutemi, konkaktoni politikanët tuaj të nivelit lokal dhe atij qendror për të përmirësuar sa më shpejt që është e mundur këtë mospërfillje të turpshme”, thuhet në njoftimin për mbyllje të përkohshme të Memorialit të UÇK-së në Marinë, nënshkruar nga Benito Mares, sponsor….


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu