MPB heshtë për involvimin e FBI në Smilkovc

0
237

MPB vazhdon të mos jap asnjë detaj apo pistë bindëse për vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit në Smilkovc të Shkupit.

Zyrtarët e lartë të kësaj ministrie i janë shmangur dhënies së përgjigjes për përfshirjen e Byrosë Federale të Hetimeve – FBI nga SHBA në hetimet për vrasjen e pesëfishtë.

Propozimi dhe kërkesa për FBI pasoi nga partia shqiptare RDK, e cila gjithashtu dje apeloi që MPB të deklarohet se përse nuk thirrë institucionet e rëndësishme hetimore ndërkombëtare në zbardhjen e hetimit në Smilkovc, derisa ftesa për ndihmë dhe bashkëveprim ka bërë për policitë e rajonit.

Makina e gjetur, zbardhja e profilit të vrasëseve, por jo edhe identiteti i tyre, hedhja e versionit se mafia nuk qëndron prapa vrasjes janë disa nga të dhënat e shpalosura nga MPB lidhur me hetimet e deritanishme.

Shtabi emergjent i përbërë nga zyrtarët më profesionist të këtij dikasteri vazhdon të qëndrojë në stacionin policor në Gazi Babë, duke vijuar hetimet mbi vrasjen, mirëpo rreth dy javë nga kryerja e aktit kriminal nuk janë dhënë detaje më të qarta që mund të nxjerrin një pistë më të sigurt të hetimeve, raporton agjencia INA.

Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc vazhdon të jetë një nga temat qendrore edhe në mediat ndërkombëtare, e cila siç komentohet mund të nxis tensionet ndëretnike, në rast të zvarritjes së hetimeve dhe zbardhjes së plotë të saj.

Mediat maqedonase kanë shkruar se gjatë hetimeve është zbardhur ADN (DNK) profili i vrasësve që kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu