Murgesha tibetiane digjet, Dalai Lama: Duhet urtësi

0
395

Një murgeshë tibetiane i ka vënë zjarrin vetes në mbrojtje të çështjes së Tibetit dhe në protestë të kundër represionit kinez. Murgesha është personi i 11 që është vetëflijuar në emër të çështjes tibetiane.

Dalai Lama fitues i çmimit Nobel për paqen udhëheqësi shpirtëror i budistëve tibetianë si dhe përfaqësues i Tibetit në ekzil deklaron me shqetësim se bëhet fjalë për sakrifica që kërkojnë guxim shumë të madh por që nuk janë efikase.

“Guximi vetëm nuk zëvendëson urtësinë, duhet të përdorim urtësinë ”, kjo është deklarata që ka bërë Dalai Lama në lidhje me këtë çështje. Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera” videoja shokuese është regjistruar në mënyrë klandestine dhe është vënë në rrjet.

Në video shihet Palden Choesto 35 vjeç në këmbë në mes të rrugës e rrethuar nga flakët që ajo vetë ka ndezur. Imazhet janë regjistruar në 3 nëntor por vetëm sot kanë mundur të publikohen nga Free Tibet duke mundur të thyejë kështu censurën e rreptë të qeverisë kineze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu