Mytaher Haskuka shfuqizon konkurset që u hapen gjatë fushatës zgjedhore

0
212

Komuna e Prizrenit ka anuluar konkurset e shpallura për punësimin e kandidatëve në gjashtë pozita të ndryshme brenda administratës lokale. 

Zyra e personelit ka njoftuar se anulimi i këtyre konkurseve është bërë me aktvendim të kryetarit, Mytaher Haskuka.

Kabineti i kryetarit Haskuka ka sqaruar se këto konkurse janë hapur në periudhën elektorale nga ish-lidershipi dhe se ato janë anuluar për t’u rishpallur sërish nga lidershipi aktual, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa përfaqësues të opozitës kanë konsideruar se në këtë rast nuk është vepruar drejtë dhe sipas legjislacionit, pasi që shpallja e këtyre konkurseve është bërë pas koordinimit dhe marrjes së pëlqimeve nga niveli qendror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu