Naim Miftari: Vëllai i Thaçit, informator i UDB-së (Video)

0
89

Prishtinë, 10 gusht – Në një video ekskluzive që e ka siguruar Koha Ditore, shihen bashkë  dy të vetëshpallurit agjentë të SHIK-ut duke folur për “problemet e mëdha”.

Dy personazhet, të bërë të famshëm së fundi për përplasjet mes tyre dhe letrat e shkëmbyera mes veti, ishin takuar kohë më parë në shtëpinë e Nazim Bllacës.

Në këtë takim ata flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshit, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjera.

Në këtë video, Naim Miftari, i cili në gjykatë kishte mohuar që njihej me Nazim Bllacën, kurse tash shihet duke pirë çaj në shtëpinë tij, pretendon se ka fakte që e implikojnë vëllanë e kryeministrit Hashim Thaçi me shërbimin informativ serb (UDB).

Megjithëse publikisht thotë që nuk është Azem Syla pjesë e SHIK-ut, në shtëpinë e agjentit Nazim Bllaca, Naim Miftari e pohon të kundërtën.

Ai madje pretendon se informacionet e marra nga Shërbimi Informativ i Kosovës fillimisht shpërndaheshin në shërbimet sekrete serbe e pastaj ktheheshin në instancat kosovare.

Miftari në këtë video flet edhe për shumë raste tjera të ndjeshme e të cilat deri tani kanë qenë enigmatike.

Bashkëngjitur mund ta ndiqni videon ekskluzive të kësaj bisede.

 

http://www.youtube.com/watch?v=csNmvjZk3ag

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu