Nait Hasani çon në gjyq Mimoza Kusari – Lilën

0
291

Prishtinë, 13 shkurt – Deputetë të Kuvendit të Kosovës i kërkojnë ish-ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, që të përgjigjet për shkatërrimin dhe ndotjen e ajrit që është bërë nga nafta që dyshohet të jetë kancerogjene, trasnmeton KTV.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se ish-ministrja duhet të përgjigjet për këtë çështje që, sipas tij, pikërisht për këtë, tashmë e ka të deponuar edhe një padi në gjykatë.

“Për çështjen e naftës shoqata e natarëve e ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të EULEX`it edhe në Prokurorinë Speciale dhe nuk është tashmë çështje e janarit apo e shkurtit 2014 por kjo është prej 2011, 2012, 2013 dhe kjo është lënda që ata e kanë dërguar në prokurori për Mimoza Kusari Lilën, atëherë ministre, tash kryetare e Gjakovës e cila ka bërë keqpërdorime dhe e ka lejuar naftën në sasi të ppm deri në 1000 ose 700 herë është më e madhe sasia e lejuar e naftës e cila thuhet tani se është kancerogjene ne nuk do të merremi më a është apo nuk është por do të merremi me atë se është sasia e madhe e sulfurit që e ka nafta, ka thënë Hasani.

Këto shqetësime i ngriti edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, e cila tha se vazhdon të jetë e shqetësuar me deklaratat kontradiktore për çështjen e naftës që po shfrytëzohet për ngrohje të shkollave në Prishtinë.

Dhe Deputetët e tjere të Kuvendit të Kosovës, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me deklaratat kontradiktore lidhur me çështjen e naftës e cila po përdoret për ngrohje në shkollat në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu