Nait Hasani pret të kandidohet për Prizren

0
367

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po hamendet rreth nominimit të kandidatit të saj për kryetar të komunës së Prizrenit.

Për dy ditë rresht drejtuesit kryesorë të PDK-së, dega në Prizren kanë pritur “kot” të parin e partisë, kryeministrin Hashim Thaçi, që t’i heqë dilemat rreth nominimit të kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës së Prizrenit.

Ende mbetet e paqartë se kush do të jetë kandidat për këtë komunë për faktin se kryetari aktual i komunës, Ramadan Muja, ka probleme me drejtësinë.

Nga ana tjetër Deputeti i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasani ka mohuar zërat se do të kandidojë i pavarur për kryetar të Prizrenit. Ai tha se për kryetar të Prizrenit do të garojë si kandidat i PDK-së.

“Unë jam kandidat i PDK-për kryetar të Prizrenit, e jo i pavarur siç është raportuar sot në media”, tha Hasani. Ai ka shpallur kandidaturën e dyfishtë; atë për kryetar të Degës dhe Komunës së Prizrenit dhe është në pritje të zyrtarizmit të kandidaturës. Deri më tash janë lakuar shumë emra të PDK-së për kandidat të Prizrenit. Dega e PDK-së, ndërkaq ende është në pritje.

Kurse LDK-ja tashmë e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për këtë komunë dhe ai është Eqrem Kryeziu. Deputeti i PDK-së, Nait Hasani është optimist se nëse nominohet kandidat për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e ardhshme lokale, ai do ta fitojë këtë komunë pa shumë vështirësi.

“Në rast se unë do të jem kandidat i PDK-së, për kryetar të Prizrenit, fitorja do të arrihet pa shumë vështirësi, mirëpo në rast se PDK-ja do ta kandidojë tjetërkënd për kryetar, mendoj fitorja mund të jetë relative”, tha ai.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës i kishte mbajtur zgjedhjet e brendshme në tetorin e vitit të kaluar, por edhe pas 10 muajsh kjo parti mbetet pa kryetar të degës për Prizren edhe përkundër asaj që kandidati, Nait Hasani kishte bindshëm më shumë vota se kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja.

Edhe pse rrethi i zgjedhjeve të brendshme në PDK u mbajt në trekëndëshin Prizren- Suharekë-Rahovec, për dallim nga këto dy të fundit Prizreni mbetet ende pa nominim të kandidatit të PDK-së në këtë komune, ndërkaq, Suhareka dhe Rahoveci tashmë i kanë kandidatët për kryetar të komunave nga radhët e PDK-së, Ramë Vataj për Suharekën përkatësisht Idriz Vehapi për Rahovecin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu