“Naivë, joserioz dhe të dështuar” – deputetët e PDK-së që u kritikuan nga Veseli

0
99

Kadri Veseli i ka quajtur naive tentimet e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, edhe pse nëntëmbëdhjetë (19) deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nënshkruan që të inicohet në Kuvendin e Kosovës propozimi i OVL të UÇK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. 

Përmes një opinioni të publikuar sot në media, kryetari i PDK-së ka thënë se iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është dëshmuar se nuk mund të kalojë. Veseli ka pranuar se rrëzimi i Tribunalit për Krime Lufte është pothuajse i pamundshëm.

Teksa fliste për pamundshmërinë për rrëzimin e Gjykatës Speciale, Veseli kritikoi edhe deputetët e partisë së vet që i dhanë shtysë propozimit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së për rrëzimin e Gjykatës Speciale.

“Së pari iniciuesit, kur e menduan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duhet ta kishin menduar më mirë, pra edhe reaksionin kundër! Ata, në dështimin e tyre, treguan se nuk ishin të përgatitur dhe serioz për ta shtyrë përpara iniciativën e tyre. Do të thotë se nuk ishin të gatshëm të merrnin përgjegjësi!”, shkruan Veseli në opinionin e tij.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka shkruar për mbrëmjen e 22 dhjetorit, në të cilën u tentua të shfuqizohej Gjykata Speciale me votat pro shfuqizimit e saj nga disa deputetë.

Deputetët e PDK-së kanë qenë më së shumti në numër që kanë dashur shfuqizimin e kësaj Gjykate, në natën e 22 dhjetorit të vitit të kaluar; natë kur propozimi për rrëzimin e Speciales nuk kaloi për faktin se nuk iu bë korumi nga grupet parlamentare të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Qëndrimi im ndaj saj mbetet ai që e kam thënë në Kuvend tash e dy vite më parë. Nuk kemi mundur ta ndalnim as atëherë. Por, krejt çfarë ne mundemi, është të mos jemi aq entuziastë e naiv në pritshmëri joreale dhe të mos ushqejmë shpresa hakmarrëse”, ka thënë Veseli sot, duke kritikuar iniciatorët e shfuqizimit të Speciales – në mesin e të cilëve ishin edhe deputetët e PDK-së.

Veseli ka thënë se Kosova më së paku në botë e ka merituar Gjykatën Speciale. Por sipas tij, kjo Gjykatë do të jetë funksionale në punën e saj në Kosovë, ani pse sipas tij, ka qindra arsye që flasin kundër saj.

“Gjykatën Speciale më së paku në botë e ka merituar Kosova që t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj. Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të bëjmë krejt çka është e mundur që dëmtimi i shtetit të jetë sa më i vogël. Nuk është fare çështje fati individual. Çështje është dëmtimi i padrejtë nga doktrina e barazimit moral të palëve të përfshira në luftë”, ka shkruar ai.

Madje, mbështetjen kryesore ndaj propozimit të Veteranëve të UÇK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka dhënë pikërisht deputeti Nait Hasani, i cili vjen nga radhët e PDK-së.

Përveç Hasanit, edhe tetëmbëdhjetë (18) deputetët të tjerë të Partisë Demokratike mbështetën propozimin për rrëzimin e Tribunalit, përfshirë: Memli Krasniqin, Zenun Pajazitin e Hajdar Beqën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu