Ndarja e ulëseve: Kështu do të duket Kuvendi i Kosovës

0
85

Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 29 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës me 25 deputetë dhe koalicioni AAK-PSD me 14 deputetë. Kështu do të ndahen ulëset në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e 6 tetorit, ndonëse ende me rezultate të pacertifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të rreth 2 mijë votave të ardhura nga diaspora.

Nga 1806 vota që kanë ardhur nga diaspora, me vendim të Gjykatës Supreme, shumica e tyre janë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga numërimi i këtyre votave del që LVV i ka marrë 1154 sosh. Sipas këtij rezultati ajo i merr 32 deputetë në Kuvend.

Lajmin për deputetin e 32-të të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë dhënë edhe deputetët e rinj të këtij subjekti, Hekuran Murati dhe Taulant Kryeziu. Ata kanë publikuar fotografi me numrin 32, duke nënkuptuar numrin e deputetëve që Vetëvendosje do të ketë në legjislaturën e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu