Ndërron jetë dëshmitari kyç për rastin ‘Kumanova’

0
80

Mbrëmë në orët e vona të natës ka ndërruar jetë Nimetulla Abdullai nga fshati Hotël, punonjës i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) në Kumanovë. Gazeta KOHA merr vesh se Nimetullai ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër. Ndihma e parë i është ofruar në ambulancën e Likovës dhe më pas është nisur për në Spitalin e Kumanovës. Megjithatë, i ndjeri ka dhënë frymën e fundit rrugës për në Kumanovë

Nimetulla Abdullai së fundmi ishte në qendër të vëmendjes pas nisjes së seancave gjyqësore kundër të ashtuquajturit “Grupi i Kumanovës”, ku të akuzuar të shumtë nga Kumanova, por edhe nga Kosova e kërkonin Nimetullain si dëshmitar në gjyq, pasi nga dëshmitarët ishte potencuar se punonjësi i DSK-së kishte njohuri për aktivitetin e Grupit të Kumanovës. Ishte Sevdail Miftari, i akuzuar në rastin e Kumanovës ai që disa herë kishte përmendur disa biseda me të ndjerin Nimetulla Abdullahu.

“Nimetullah Abdullahu i ka organizuar të gjitha. Këta që po akuzohen për logjistikë nuk i njohë. Pse fshihen të tjerët? I merrni njerëz që ruajnë bagëti dhe i burgosni. Ku është Nimetullah Abdullahu të vijë këtu? Ai ishte afër meje”, kishte thënë mes tjerash Miftari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu