Ne dhe Fatmir Limaj

0
101

Idriz Zogaj, babai i Agim Zogajt, i njohur si “Dëshmitari X”, në dëshminë e tij dhënë Prokurorit të EULEX’it në lidhje me “Rastin Kleçka”, tregon për takimin me Fatmir Limajn në Lladrovc. Ai thotë se gjatë luftës strehoi në shtëpinë e tij familjen e Komandant Çelikut.

Prokurori: E njihni Fatmir Limaj?

I. Zogaj: Po

Prokurori: Kur ka qenë hera e fundit që e keni parë atë?

I. Zogaj: Në mars të këtij viti, 2011

Prokurori: Me cilin rast e keni takuar atë?

I.Zogaj: Fatmir Limaj kërkoi një takim me saktësisht ai dërgoi dy persona në emër të tij, Besim Gega dhe Mehmet Bala, në shtëpinë time në Lipjan. Agimi qëndronte me mua në atë kohë. Këta dy persona erdhën në shtëpinë time dy apo tri herë. Ata thonin se vinin në emër të Fatmir Limës dhe thanë “ Fatmir Limaj dëshiron të takohet me Agimin për të gjetur një zgjedhje të këtij problemi”. Vajza e Agimit është e martuar me nipin e Mehmet Balës dhe Besim Gega është kunati i Balës. Unë nuk e kam njohur asnjërin nga këta para se të martohet nipi i Balës me mbesën time. Dëshiroj ta theksoj se Haxhi Shala “Topi” ka shkuar në shtëpinë e kunatit tim Jonuz Shalës në fshatin Korroticë dhe i ka thënë “Shko te Agimi dhe kërko një takim sepse dëshirojnë që të arrijnë një marrëveshje me të”. Jonuzi më thirri në telefon dhe më vonë erdhi në shtëpinë time dhe më tregoi lidhur me vizitën e Haxhi Shalës.

Prokurori: Pranoi Agimi të takohet me Fatmirin?

I.Zogaj: Po,ai më tha që të pranoja. Pra kjo ishte hera e fundit që ata erdhën në shtëpinë time, kështu që unë i thashë Besim Gegës dhe Mehmet Balës “I dërgon Fatmir Limës përshëndetjet e mia dhe e pyet atë se ku dëshiron të takohet”. Kështu që pas sa kohësh ata më thirrën mua dhe më thanë “Eja në odën e Besim Gegës në Lladrovc me këtë datë”.

Prokurori:Ju kujtohet se kur ky takim është organizuar?

I.Zogaj: Nuk më kujtohet data, por Agimi mbante shënime dhe se sigurisht është e shkruar në ditarin e tij. Unë vetëm e di se takimi është mbajtur në fillim të këtij viti para se Agimi të shkonte në Gjermani.

Prokurori: Keni shkuar ju në takim që është mbajtur në shtëpinë e Gegajt në Lladrovc?

I.Zogaj: Po, kam shkuar me Agimin, vëllai im Skënder Zogaj dhe disa nga nipërit e mi dhe kushërinjtë duke përfshirë nipin tim Nuhiun, Merselin dhe Fazli Zogaj, kushëririn tim Florim Zogaj, kunatin tim Jonuz Shala, Xhezair Kastrati, i cili ishte fqinj i mirë i Agimit në Prizren. Nga ana jonë ishim 10-11 persona.

Prokurori: A ishin Besim Gegaj dhe Mehmet Bala në këtë takim?

I.Zogaj: Sigurisht që po. Ata dëgjonin se çka thuhej në atë takim, roli i tyre ishte disi si dëshmitar që të sigurohej se asnjëri prej tyre të mos i ndryshonte fjalët më pastaj.

Prokurori: Kush ishte i pranishëm nga ana tjetër?

I.Zogaj: Fatmir Limaj, Haxhi Shala dhe Sabit Shala.

Prokurori: E keni njohur Haxhi Shalën dhe Sabit Shalën më parë?

I.Zogaj: I kam takuar gjatë luftës. Familja e Fatmirit dhe familja e Sabit Shalës qëndronin në shtëpinë time në Divjakë dhe ne i ndihmonim ata duke i ushqyer.

Prokurori: Ju kujtohet kush saktësisht qëndronte gjatë luftës në shtëpinë tuaj?

I.Zogaj: ishin shumë refugjatë që strehoheshin në shtëpinë timë.

Në mes tyre ishte edhe gruaja e Fatmirit dhe dy apo tre fëmijët e tij dhe gjithaashtu edhe xhaxhai i fatmirit Ganiu i cili vdiq gjatë luftës dhe gruaja e Ganiut Hajrija. Që të dy ishin të moshuar.

Gjithashtu e kam pritur edhe motrën e Fatmir Limës. Mirveten dhe fëmijët e saj. Ajo është e martuar me dikë që quhet Zabërgja nga ana e Vushtrrisë, tani ai jeton në Prishtinë. Ishte ushtar i UÇK-së ai nuk qëndronte në shtëpinë time.

Gjithashtu ishte edhe gruaja e Sabit Shalës dhe fëmijët e tyre. Unë jam kujdesur për të gjithë këta persona.

Prokurori: Sa gjatë këta persona kanë qëndruar në shtëpinë tuaj?

I.Zogaj: Dy apo tre muaj gjatë vitit 1999. Para se të vinin në shtëpinë time ata ishin në një shtëpi të fshatit Lladroviq, I cili ishte afër Senikut dhe fshatit Bellanicë. Pastaj gjatë ofensivës serbe ata ishin të detyruar të largoheshin dhe se sikur thashë erdhën tek shtëpia ime.

Prokurori: Ka ardhur Fatmir Limaj ta vizitonte familjen e tij kohë pas kohe?

I. Zogaj: Sigurisht që po, gjithashtu edhe Sabit Shala. Gjatë kësaj kohe ne ishim shumë të afërt, sikurse një familje e madhe.

Prokurori: Le t’i kthehemi takimit. Më tregoni se çka ka ndodhur?

I.Zogaj: Unë dhe personat nga ana jonë kemi shkuar një orë më herët. Besim Gegaj na ofroi kafe dhe çaj. Një apo dy orë më vonë, Fatmir Limaj, Sabit Shala dhe Haxhi Shala erdhën. Ne u ngritëm, përshëndetëm njëri tjetrin. Fatmiri u ul. Haxhi Shala ishte ulur afër tij dhe unë isha afër Haxhi Shalës. Në anën time të majtë ishin ulur Xhezairi, Jonuzi dhe Skenderi, pastaj Agimi dhe pastaj të tjerët. Të gjithë bisedonin në lidhje me çështjet normale sikurse të ishte një takim normal. Me fjalë tjera asnjëri nuk e preku temën për të cilën takimi ishte thirrur. Personat të cilët ishin dërguar nga Fatmiri në shtëpinë time, që do të thotë Besim Gegaj dhe Mehmet Balaj duheshin ta hapnin bisedën në lidhje me temën kryesore, por ata vetëm bisedonin dhe rrinin në heshtje të gjatë. Besim Gegaj qartësisht shihej i tensionuar por ai nuk e hapi temën. Pas një kohe Fatmir Limaj tha “në rregull unë do të shkoj sepse vajza ime është e sëmurë në shtëpi dhe më duhet të shkoj”. Në atë moment unë u ngrita dhe thashë. “Ndalu aty. Më trego arsyen se pse jemi mbledhur ne të gjithë këtu”. Dhe kam shtuar. “Ti dhe djemtë e mi i keni disa mosmarrëveshje, kështu që ju duhet t’i shtrëngoni duart. Përderisa unë ju shoh ju të dy duke i shtrënguar duart, kjo do të thotë se këtu nuk ka marrëveshje”. Dhe kam shtuar. “Fatmir zgjatja dorën djalit tim. Çka do që është e shkruar do të qëndroj dhe procedurat e ligjit në vazhdim do të përcjellin rrugën e saj, por nuk do të ketë dënime shtesë apo fjalë të këqija kundër juve.” Me fjalë tjera unë i thashë atij se çka është theksuar në të shkuarën deri më tani, askush nuk mundet t’i ndihmoj atij, po nuk do të ketë deklarata të mëtutjeshme apo akuza.

Prokurori: Cili ishte reagimi i Limës ndaj fjalëve tuaja?

I.Zogaj: Ai tha “Asgjë keq nuk ka në mes meje dhe Agimit” dhe pastaj ai shkoi me Haxhiun dhe Sabit Shalën dhe shkuan pa ia zgjatur dorën me Agimin.

Sikurse thashë unë kam pritur që Gegaj dhe Bala ta fillonin bisedën relevante por ata nuk e bënë kështu që unë isha i obliguar ta merrja fjalën. Reagimi i Fatmirit dhe grupit të tij nuk ishte ajo që unë prisja. Sidoqoftë, unë mendoj se ishin shumë persona të pranishëm, dhe se ata nuk dëshironin të flisnin haptazi në praninë e të gjithë këtyre personave.

Prokurori: Pse i keni ftuar tërë këta persona të vinin me ju? Ka pasur ndonjë arsye që të shkohet në këtë takim me 10-11 persona?

I.Zogaj: Ideja ishte e Agimit që t’i ftonte të gjithë këta persona, për shkak se ai mendonte që do të ishte më mirë të kishim persona më shumë që të ishin dëshmitarë të mbledhjes. Për mendimin tim Limaj e dëshironte vetëm mua dhe Agimin në këtë takim në mënyrë që të ishte më i lirshëm dhe të fliste haptazi. Sidoqoftë,sikurse thashë, Agimi preferonte të kishte më shumë persona nga ana jonë.

Prokurori: Keni qenë në ndonjë takim tjetër me Fatmir Limën apo me ndonjë të afërm të tij?

I.Zogaj: Po kam qenë në dy takime të mëparshme në të cilat kam marrë pjesë.

E para ishte mbajtur në Prizren. Hasan Zogaj njëri nga kushërinjtë e mi i cili është i vdekur tani, më ka kontaktuar mua përmes telefonit dhe më ka thënë “Eja në shtëpinë time sonte, je i ftuar që të marrësh pjesë në takim”. Unë kam shkuar atje dhe kam gjetur aty djalin tim Agimin dhe gjithashtu kushëririn tim Hasanin. Më vonë Adem Grabovci, Demir Limaj dhe Besim Shurdhaj erdhën.

Prokurori: cila ishte tema e bisedës?

I.Zogaj: Nuk ishte bisedë. Më shumë Adem Grabovci, Demir Limaj dhe Besim Shurdhaj vetëm kërcënonin Agimin që të jetë më i kujdesshëm. Ata gjithashtu i thanë atij “Nëse ndonjëri nga ICTY vjen të kërkon ty, mos shko dhe mos bashkëpuno me ta”. Agimi nuk ia kthehu në një mënyrë të veçantë vetëm “Në rregull do të veproj sikurse më thoni ju”.

Prokurori: Por mbledhja e dytë që ju përmendët?

I.Zogaj: Këtë herë Adem Grabovci, Demir Limaj dhe Besim Shurdhaj erdhën tek shtëpia ime në Divjakë. Gruaja ime ishte aty por Agimi nuk ishte i pranishëm. Këta tre më pyetën “Ku është Agimi”? Shko dhe gjeje dhe i thua atij se ne po e kërkojmë”. Por unë nuk e dija ku ishte Agimi saktësisht në atë moment, kështu që unë i thashë atyre se nuk e dija se ku ishte ai. Dua të shtoj se tani më kujtohet se ka qenë një takim tjetër në Divjakë pasi që Fatmiri ishte liruar….

Këtu ndërpritet dëshmia e Idriz Zogajt. Vazhdimi i përgjigjes në pyetjen e 18 nuk figuron në dosjen e dëshmive të dëshmitarëve për “Rastin “Kleçka”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu