Në Gjendje të rëndë shëndetësore – Veterani i Luftës ndihmohet nga Populli por jo nga Institucionet

0
125
Sadri Rexhaj nga Prizreni është veteran i luftës në Kosovë. Sadriu qysh në moshën 18 vjeçare së bashku me dy vëllezërit e tij Bekimin e Hysniun morën pjesën në luftën e Kosovës. Me vetëm 170 euro si pension prej veterani që merr kujdesej për të shoqen dhe katër fëmijët. Herë pas herë bënte edhe punë krahu.

Ndonëse luftës i mbijetojë, Sadriu me 14 shkurt të këtij viti sa ishte duke punuar me shokët e tij në kulmin e një shtëpie, rrëzohet nga kati i dytë dhe pëson lëndime të rënda në boshtin kurrizor e në qafë, aq sa ende mbetet i pa lëvizshëm. Për të mos mjaftuar me kaq, nga plagët e marra nga pakujdesia e mjekëve në Kosovë ai fiton edhe infeksione të thella (infeksione ultra spitalore) dhe dekobit (në trup hapen plagë të thella).

Nga Spitali i Prizrenit me 14 shkurt 40 vjeçari, baba i katër fëmijëve dërgohet në QKUK – përreth 25 ditë qëndron në koma.

“Ai ka fituar infeksione të thellë, ka varra prapa kokës e shpinës krejt nga pakujdesia e mjekëve”, ka thënë babai i Sadriut, Ganiu.

Gjendja rëndohet më shumë kur familja e tij 8 anëtarëshe, 5 vëllezërit, babai dhe nëna jetojnë në kushte të vështira. Trajtimi i tij është tejet i kushtueshëm. Për 20 ditë u shpenzuan afër 16 mijë euro vetëm për blerjen e barnave lëvizjet nga një spital në një tjetër.

Duke i parë që Sadriu po u shkonte para syve që gjendja e tij vetëm sa përkeqësohej, familja vendosën t’a dërgojnë jashtë vendit. Falë ndihmës së miqve, qytetarëve e dashamirëve Sadriu është duke u trajtuar në njëri nga spitalet e Shkupit. Nga 10 maji ai është i shtrirë në spitalin e Shkupit.

“Derisa është i palëvizshëm, patjetër duhet me gjetë një dert dikun me bo diçka për të, patjetër s’lihet ashtu as i gjallë as i vdekur – gjysmë i vdekur është ai” ka rrëfyer babai i veteranit.

Edhe, Agimi vëllai i tij tha se ata kanë shpresën që vetëm ato infeksione t’i kalojnë sepse mjekët i kanë se gjasat për të qenë i lëvizshëm sërish janë të vogla.

“Neve na mjafton me kolicë me qenë, veç me pa që është gjallë”, tha ai për Insajderin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu