Në këtë vend dyshohet se u gjetën dy të vdekurit sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

0
129

Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni janë dy të rinjtë që humbën tragjikisht jetën në autostradën “Ibrahim Rugova” në orët e para të mëngjesit.

Ata dyshohet se kanë gjetur vdekjen, derisa kanë provuar të kapërcejnë hapësirën në mes, e cila ndanë dy trasetë e autostradës

Për vdekjen e dy të rinjve, ka njoftuar edhe agjencia “Sharr Travel”, të cilët edhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Për rastin zyrtarisht kanë folur edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë treguar se hapsira mes dy traseve është rreth 3 metra.

“Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër  kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor)”, thuhej në njoftimin e Policisë lidhur me rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu