Në listën e uzurpatorëve dhe njerz të LDK-së, si Hashim Deshishku

0
212

Hashim Deshishku

Në listën e uzurpatorëve të pronave shoqërore të publikuar sot nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) figuron edhe kompania ‘Lesna’ me pronar Hashim Deshishkun, i cili ishte deputet i LDK-së në legjislaturën e kaluar.

Sipas asaj liste prona është në rrugën ‘Fehmi Agani’ në qendër të Prishtinës.

Mirëpo, publikimi i listës së uzurpatorëve të pronave shoqërore nga AKP-ja ka nxitur shumë reagime, por edhe ka pasur nga ata që i janë gëzuar publikimit të saj.

Gjithashtu, edhe krerët e shtetit pas publikimit të kësaj liste thanë se ky është një hap shumë i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit.

Në këtë listë janë me qindra prona që janë të uzurpuara që nga paslufta dhe për të cilat deri me tash askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Pritet që tash prokuroria e shtetit të fillojë hetimin e detajuar dhe uzurpatorët të përgjigjen para drejtësisë.

Lista

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu