Në Pejë rifilloin vrasjet Politike

0
586

Një rast vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Pejës të shtunën në orët e mbrëmjes

Si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona nga të shtënat me armë zjarri ndodhur rreth  ores 19:00 afër Shtëpisë së Kulturës në Pejë.

Ulur në një lokal dy viktimat kanë rënë nën sulmin me armë zjarri automatike, që kanë ardhur nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Për pasoja nga breshëria e plumbave ka humbur jetën Xhevdet Kelmendi Rexhep Isuf kelmendi nga Peja, anëtar i familjes Kelmendi që ka qenë cak i një numri shumë të madhe sulmesh në këto 14 vjet të pasluftës dhe ka pasur disa të vrarë deri në ditën e sotme, në vrasje nga të cilat ende asnjë nuk është zbardhur krejtësisht.

Personi i dytë është Kastriot Kukaj nga Peja, i cili ndodhej në objektet që janë në pronësi të familjes Kukaj, përballë Shtëpisë së Kulturës. Ai në gjendje më të rëndë është dërguar menjëherë në QKUK.

Mësohet se edhe i plagosuri, Kastriot Kukaj ka ndërruar jetë në QKUK.

Policia e Pejës në orët e natës ka filluar një aksion për ndjekjen e personit/personave të dyshuar.

Sipas zëdhënësit të policisë së Pejës Xhevat Ibra, policia pak qaste pas vrasjes, tashmë ka gjetur një makinë në flakë në pyllin jashtë qytetit në drejtim të Majës zë Zezë, e cila mendohet se mund të jetë makina që është përdorur gjatë sulmit dhe është djegur gjatë bastisjes.

Është një aksion i gjerë kontrolli dhe kërkimi në këtë zonë, thotë rreshteri Ibra.

Kronoligji e vrasjes së Elshanve në Pejë

DYSHIMI NË HASMIT

Babi i viktimës Isuf Elshani ka deklaruar në hetuesi se më 10 nëntor së bashku me dy djemë ishin në Gjykatën e Pejës të ftuar zyrtarisht për të dëshmuar. Dhe meqë kishin një mosmarrëveshje për të cilën edhe ishin ftuar në gjykatë, kanë porositur Granitin që t’i ruajë veturat e parkuara. Graniti më njohtoi se ka parë automjete të dyshimta që kanë vëzhguar veturat e parkuara. Unë fillova të dyshoj që dikush nga personat me të cilët kemi pas mosmarëveshje, e për çka kemi dëshmuar në gjykatë, po na përcjellin, dhe u thash fëmijëve të shkojmë në shtëpi dhe t’i shmangemi kalimit nëpër qytet”. ka thënë ai. Dhe kështu kanë hipur nëpër vetura dhe kanë vazhduar deri te ambulanca në Vitomiricë ku për një moment kanë dëguar një rafal pa e verejtur se nga po vijnë të shtënat. ” Unë nuk e vërejta që dikush po e tejkalon Virgjilin por këtë e vërejti biri im Ademi i cili më tha ” i ranë Virgjilin dhe ranitin, ule kokën. Për një moment kam ulur koken në timon dhe nga frenimi kam dalë jashtë rrugës. Prapa meje është shkaktuar një aksident mes një veture dhe një kombi”, kujton Isufi. Ai më pas me Ademin kanë shkuar drejt veturës së fëmijëve të tij. Aty ka parë se në rrugë kishte dalë Graniti dhe kishte nxjerrë nga vetura Virgjilin e plagosur të cilin e mbante në prehër. ” Graniti më tha: ” E ranë Gjilin”. Unë nuk u ndala t’i japë ndihmë. por vrapova të shoh kush kishte shtënë në ta se kisha frikë se dikush është ende aty dhe na vret të gjithëve” , ka shtuar në dëshminë e tij Isufi…

VIKTIMAT KOMUNIKOJNË ME VRASËSIT

Ai më tutje rrëfen se është kthyer te vetura që kishte bërë ndesje prej të cilës nga dera e prapme kishte dalë një person te i cili nuk ka vërejtur shenja jete. Ndërsa nga ana e djathtë ka parë një person me trup jashtë xhamit të veturës me automatik në dorë dhe në atë çast pyeta se kush ka shtënë në Virgjilin. Ademi më tha që personat që kanë bërë ndeshje janë prsonat që kanë shtënë. Unë i jam ofruar personit që ishte mbetutr jashtë xhamit duke i thënë: ” kush të shtini me ba këtë”, ndërsa ai më thoshte ” unënuk kam faj”. me kaq kam përfunduar komunikimin me ta dhe jam kthyer te Virgjili të cilin veq e kishin dërguar në Spital së bashku me Granitin. Më pas edhe unë kam shkuar në Spital dhe në vendin e ngjarjes ka mbetur akoma Ademi, i cili ka biseduar me personat që ranë Virgjilin”, ka thënë në dëshminëe tij Isufi.

XHEKA NA DHA SHUMË PARA

Adem Elshani i vëlai i viktimës ka bërë të ditur në hetuesi se menjëherë pas ngjarjes është drejtuar te automjeti Alfa Romeo, ndersa babai i tij shkoi drejt Virgilit. ” Nga ana e prapme e vetures pashë një person që mbante në duar një automatik jugosllav. Unë arrita t’ia heq automatikun prej duarve dhe më pas iu kam ofruar një personi që në figurë më ishte i njohur, ngase e kiisha parë disa herë në Pejë ne shqoeri me Xhekë kelmendin. Dhe të njejtit i kam rënë shqelm dhe ia kam hequr automatikun dhe e kam hedhur, kështu kam vepruar edhe me vozitesin”, ka deklaruar ai. Tutje Ademi ka rrëfyer se kur është ktyer te personi i shtrirë ka vërejtur se nga xhepi ka nxjerrë një revole TT të cilën ia ka heque dhe më pastaj një bombë dore, së cilës ka dashur t’ia heq siguresën.
” Pasi eliminova mundesinë që këta persona të më godasin me armë, i jam drejtuar personit që ishte i shtrirë për tokë:
” Kush ju ka paguar ta bëni këtë?
Ai mu ka përgjigjur:
” Jemi paguar prej Xhekës dhe se janë shumë persona” dhe kërkoi nga unë ta kujtojë ndonjë emër tjetër por nuk përmendi, ka vënë në dukje ai. Ademi e kishte pyetur atë për shumën e parave që u ka dhënë, por kishte marrë përgjigjen se janë shumë para, pa përcaktuar shumën e tyre.
Ky dëshmitar ka shikuar se kur ka shikuar në derën e prapme të automjetit Alfa Romeo ka parë se aty kishte disa bomba dore, karikatorë të automatikut, një sai plumbash dhe një radiolidje Motorola…

A u Pagua heshtja?

Njëri prej të pandehurve në këtë lëndë, Fatbardh Gabraj, e kishte përcjellë Adem Elshanin së bashku me Xhekën dhe persona tjerë me të cilët Elshanët ishin në konflikt. Elshani ka pohuar se ka të dhëna që një gardiani të burgut të pejës ka dëguar se si një i burgosur ( Fatbardh Gabraj), që gjendet në burg, me rastin e vizites nga e motra nga Shqiperia, atij i kishte thënë se aq sa keni marrë para ju këtu ( kryerësit) dyfish më shumë na kanë sjellë neve në Shqipëri për ta heshtur çështjen mos të qesim emra…

GJYKATA NUK ARRITI TË ZBULOJË SHTYTESIN

Sa i përket shtytesit të mundshëm të këtij krimi, një arsyetim e Aktgjykimit thuhet se trupi gjykues e pati të pamundur të vërtetonte se kush ishte faktikisht anëtari apo nismëtari apo nismetaret e krimeve.
” Familja Elshani përmendi një sërë emrash, madje edhe dëshmitari Hasan Shala konfirmoi se ka dyshime të forta lidur me familjet Musaj dhe Kelmendi. Adem dhe >Isuf Elshani pretenduan se kishin dëgjuer të ndjerin Gazmir Lumen të kishte përmendur emrin e Xhekës, që sipas tyre, është ermi i një pjestari të familjes Kelmendi. Por edhe sikur Lume apo ndonjë i akuzuar tjetër të kishin dhënë emra, situata në të cilën ndodhehsin ata duhet të merret parasysh, sepse ishin të lënduar rëndë*, thuhet në arsyetimin, në të cilin potencohet se për këtë arsye gjykata nuk përcaktoi vërtetësinë e fakteve në këtë drejtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu