Në Prishtinë nënshkruhet marrëveshja mes KFOR-it dhe ushtrisë serbe

0
218

Serbia

Në prani të komandantit të KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Gjeneralit Dikoviq, në Prishtinë u nënshkrua  marrëveshja mbi procedurat e përkohshme operative pas një relaksimi të plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore.

Zona e sigurisë ajrore (ZSA), e cila është e përcaktuar me Marrëveshjen Teknike Ushtarake, shtrihet përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në gjerësi prej 25 kilometrash, transmetojnë mediat serbe, përcjell “zeri.info”.

Në faqen e internetit, KFOR-i në të njëjtën kohë bëri të ditur se vendimi për relaksimin e ZSA-së është marrë si përgjigje ndaj qasjes konstruktive dhe angazhimit të vazhdueshëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Serbisë në Ballkan dhe reflekton bashkëpunimin pozitiv të KFOR-it dhe ushtrisë serbe. /ZËRI/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu