Nëntë të arrestuar në Mitrovicë, konfiskohen raketahedhës, predha e municion

0
260

policia-ne-aksion

Aksioni i madh policor, i filluar rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në paralagjen Vaganicë të Mitrovicës, ka futur në pranga nëntë persona.

Deri më tani gjatë këtij aksioni policia ka gjetur raketahedhës, predha dhe municion tjetër.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë  se bëhet fjalë për një operacion policor të udhëhequr nga ekipet rajonale të policisë në Mitrovicë, që për qëllim ka pasur gjetjen e armëve dhe të municionit.

Sipas tij, policia ka pasur informacione se personi tashmë i arrestuar, posedon armë dhe municion.

“Është gjetur një raketahedhës me tre projektilë dhe një sasi e municionit”, tha Zahiti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu