Nevzat Bejta: Nuk e kemi në plan që të dalim nga koalicioni qeveritar

0
376

bejta-500

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe nënkryetar i BDI-së, Nevzat Bejta, deklaroi se nuk mendojnë si parti që të dalin nga qeveria.

“Qëndrimi i BDI-së është se dalja nga qeveria për momentin mund vetëm ta thellojë krizën politike në Maqedoni.

Kjo është logjike, pasi nëse BDi e lëshon qeverinë, atëherë menjëherë duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme ku opozita nuk do të merr pjesë, me çka në fund edhe më shumë do të ngatërrohen punët dhe do të thellohet kriza” në Maqedoni dhe do destabilizohet vendi, ka deklaruar Bejta, transmeton portali Plusinfo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu