Nga Enver Hoxha te Bill Clintoni: Një histori e shkurtë e UÇK-së

0
136

Një histori e shkurtër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në shkurt të vitit 1998, krahina serbe e Kosovës rrëshqiti në një luftë qytetare. Për dy vite, nacionalistët shqiptarë të UÇK-së kishin kryer një fushatë guerile të nivelit të ulët kundër policisë ushtarake serbe në krahinë. Si kundërpërgjigjje, forcat serbe gradualisht eskaluan në përpjekjet e tyre kundër-kryengritëse, duke goditur fshatra në rajonet rorale dhe përgjatë kufirit shqiptar.

Derisa bastisjet, sulmet dhe ekzekutimet kundër të dyshuarve si simpatizantë të UÇK-së u rritën, u rrit edhe mbështetja për guerilen në fjalë.

Deri në verë të vitit 1998, UÇK-ja kishte filluar një ofanzivë për t’i rritur territoret kyqe, përfshirë rajone si Drenica, Dukagjini dhe Malisheva. Ushtarakisht, fushata ishte një katastrofë, me forcat serbe që shumë shpejt i kishin rimarrë ato rajone, duke i shtyer ushtarët e UÇK-së përgjatë kufirit me Shqipërinë.

Politikisht, sidoqoftë, UÇK-ja kishte fituar një betejë të rëndësishme: ofanziva e futi çështjen e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Ky ishte një hap i madh në strategjinë afatgjatë të grupit, që e parashikoi intervenimin perëndimor si një mjet për arritjen/sigurimin e pavarësisë së Kosovës nga Republika Federative e Jugosllavisë.

Strategjia solli frytet e saj. Në mars të vitit 1999 në kundërpërgjigjje ndaj armiqësisë së eskaluar të jugosllavëve, forcat e NATO-s e nisën një fushatë shtatëdhjetë-e-tetë ditëshe me sulme ajrore kundër Serbisë. Tërheqja pasuese e forcave të NATO-s dhe okupimi i krahinës nga NATO dhe më pas nga trupat e OKB-së hapi derën që Kosova të shpallte pavarësinë në vitin 2008.

Që strategjia e UÇK-së duhej të mbështetej në intervenimin e NATO-s nuk përbën ironi të vogël. UÇK-ja i kishte rrënjët në mbështetjen e zjarrtë për politikat marksist-leniniste që ishin prezente në lëvizjet kombëtare shqiptare gjatë periudhës së pas Luftës së II Botërore.

Duke qenë tepër kritikë ndaj miqësisë së Jugosllavisë socialiste gjatë Luftës së Ftohtë me Perëndimin, marksist-leninistët kosovarë e kishin parë regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri si mundësinë e çlirimit.

Si u bë që një organizatë me rrënjë të tilla marksist-leniniste të gjente veten derisa thërriste për ekspansionin e NATO-s në Ballkan? Për të shpjeguar një kthesë të tillë, na vyen të shohim vendim e Kosovës në rendin ndërkombëtar të pas luftës së II Botërore.

Një urë shumë e largët

Për komunistët që morrën pushtetin në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova paraqiste një sfidë të veçantë.

Si pjesa qendrore e mbretërisë mesjetare Serbe, Kosova kishte simbolikë dhe vlerë shpirtërore në kulturën Serbe. Sidoqoftë, deri në kohën kur provinca ishte aneksuar nga Mbretëria Moderne Serbe në vitin 1912, serbët ishin bërë minoritet ndërmjet shumicës së popullësisë shqiptare në Kosove.

Pas luftës, komunistët Jugosllav ishin të detyruar të gjykonin ndërmjet dy qëndrimeve të kundërta nacionaliste për Kosovën – atë të bazuar në lidhjet historike të Serbisë me rajonin dhe tjetrën të bazuar në të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve.

Në fillim, komunistët jugosllav dhe shqiptarë besonin se çështja duhej të zgjidhej nëpërmjet një Federate Komuniste Ballkanike. Në vend të dallimeve dhe konflikteve, Kosova do të qëndrote si një ‘urë’ që do të bashkonte komunitetet shqiptare dhe serbe.

Ndarja e Jugosllavisë me Bashkimin Sovjetik në 1948, megjithatë, e shoi këtë propozim. Kur Shqipëria u rreshtua përkrah Stalinit kundër Titos, çdo plan për Federatën Ballkanike u braktis. Kosovo qëndroi si një provincë e Serbisë, duke u udhëhequr direkt nga Beogradi. Larg nga një urë, popullësia shqiptare tash ishte e stigmatizuar si kolumna e pestë në Luftën e Ftohtë të Ballkanit.

Pas ndarjes, udhëheqësit e Jugosllavisë i cilësuan kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për autonomi më të madhe si irridentiste të përgatitura në Tiranë ose në Moskë. Mbikëqyrja policore dhe persekutimi i shqiptarëve u rrit. Për më tepër, racizmi kundër shqiptarëve si një popull ‘primitiv’ kaploi shoqërinë jugosllave dhe shpesh është mbështetur nga varfëria dhe zhvilimi i dobët ekonomik prej të cilit vuante provinca.

Brenda ekonomisë jugosllave, Kosova ishte e integruar si një eksportuese e materialve të lëndës së parë tek republikat veriore më të zhvilluara ekonomikisht. Bugjeti federal ishte i fokusuar tek zhvillimi ekonomik, duke prioritizuar industritë e rënda si minierat e qymyrit. Megjithatë, këto industri punësonin vetëm një pjesë të popullësisë.

Bujqësia, e cila i punësonte rreth 80 përqind të popullatës në fund të viteve 1950, kishte stagnuar. Si rezultat, Kosova u shëndrrua në një vend ku popullësia fshatare nënklasore ishte në rritje, e përjashtuar nga zhvillimi i institucioneve të Jugosllavisë socialiste.

Fanari udhërrëfyes i Hoxhaizmit

Represioni policor, varfëria, diskriminimi ushqyen zemërimin nacionalist në mesin e shqiptarëve të Kosovës. Edhe pse lëvizjet kombëtare shqiptare kishin kundërshtuar sundimin e Beogradit që nga aneksimi i Kosovës në vitin 1912, politika e Luftës se Ftohtë në Ballkan formësoi një gjuhë të rë të nacionalizmit.

Pas ndarjes Tito-Stalin, Jugosllavia dhe Shqipëria ndoqën rrugë të ndryshme të socializmit. Jugosllavia, e cila dëshpërimisht kishte nevojë të siguronte pavarësine dhe zhvillimin ekonomik të saj, kërkoi të futej në rendin liberal të pasluftes. Modeli jugosllav i “socializmit te vetë-menaxhueshem” ia lehtësoi hyrjen në tregjet perëndimore.

Nën sundimin e Enver Hoxhës, Shqipëria mori një rrugë radikalisht të ndryshme, së pari duke u lidhur me Bashkimin Sovjetik kundër Jugosllavisë, dhe më pas me kinezët kundër sovjetikëve dhjetë vite më vonë. Regjimi i Hoxhës mbeti i përkushtuar ndaj politikave staliniste te kontrollit shtetëror të centralizuar, një ekonomie të komanduar, dhe kolektivizmit agrikulturor. “Hoxhaizmi” u bë sinonim i një stalinizmi të pakompromis, kundër “revizionizmit” të Krushçevit dhe Titos.

Rrugët e ndara të marra nga Jugosllavia e Titos dhe Shqipëria e Enver Hoxhës formësuan zhvillimin ideologjik të lëvizjes komëtare në Kosovë gjatë luftës.

Politika e opozitës u qendërzua në statusin e provincës brenda shtetit jugosllav.

Që nga 1945, Kosovës i është dhënë një gjysmë-autonomi brenda Republikës së Serbisë. Derisa tensionet me Shqipërië rriteshin, udhëheqësia e Beogradit mbrojti sundimin e provincës nga Beogradi si mënyra më e sigurtë për të mbrojtur kufirin e saj të brishtë. Aktivistët shqiptarë të Kosovës, megjithatë, konsideronin se popullësia e madhe shqiptare kërkonte që vetë republika e saj të jetë e vetëdijshme për zhvillimin kulturor dhe ekonomik që socializmi e premtonte.

Privimi i hershëm nga autonomia shqiptare nga ana e Jugosllavisë radikalizoi aktivistë më të rinj shqiptarë. Që nga fillimet e viteve 60’ta, rrjete të vogla të organizatave ilegale filluan të shtriheshin nëpër provincë. Edhe pse shumica e këtyre grupeve kërkonin një republike shqiptare brenda Jugosllavisë, një pakicë erdhi me një kërkesë dhe më radikale; pavarësi të menjëhershme dhe bashkim me Shqipërinë.

Ishte nëpërmjet këtyre grupeve ilegale, siç ishte Levizja Revolucionare për bashkim të shqiptarëve e të ndjerit Adem Demaçi, e themeluar në vitin 1963, ku fjalori hoxhaist filloi të qarkullonte në Kosovë. Marksizem-Leninizmi, në këtë kontekst, ishte i lidhur me aspiratat kombëtare të shqiptarëve.

Gjuha e re politike dallonte rrënjësisht nga politika nacionaliste më konservative ose fetare që dominoi Kosovën dhe diasporën shqiptare para Luftës së Dytë Botërore. Nëpërmjet llupës së Hoxhaizmit, synimi i unifikimit kombëtar u fuzionua me aspiratat për transformime revolucionare sociale

Ky është komunizmi i vërtetë”

Nga fundi i viteve 50, gjuha dhe simbolizmi i stalinizmit shqiptar përforcoi nacionalizmin shqiptar në Kosovë. Thirrja e hoxhaizmit qëndronte në aftësinë për t’iu shërbyer shumë aspiratave politike. Fillimisht, siç thoshte ideologjia zyrtare e shtetit shqiptar, ky ishte surrogat për nacionalizmin shqiptar, duke ndihmuar identifikimin e diasporës me “mëmëdhenë”. Në këtë kuptim, ishin më pak nuancat e politikave sociale se sa qëllimi i unifikimit kombëtar që e udhëhoqën thirrjen hoxhaiste.

Së dyti, si një aleat i Kinës së Mao-s, Shqipëria ofroi një komunizëm në dukje më ‘autentik’ se sa “revizionizmi” Jugosllav. Mary Motes, e cila punoi si mësuese e anglishtes në Prishtinë në vitet 60, e vërejti këtë thirrje në admirimin e studentëve për Partinë e Popullit të Shqipërisë: “Pushteti është hequr për hoxhallarët dhe priftërinjtë,” kishin thënë studentët në klasë. “Gratë janë të lira… Partia e Punëtorëve të Shqipërisë i ka elektrifikuar fshatrat. Jo, nuk ka vetura por Enver Hoxha e ka një të tillë! Ky është komunizmi i vërtetë!”

Të vendosur kundër radikalizmit global të viteve 60, disa të rinj kosovarë e idealizuan stalinizmin shqiptar si vital dhe si alternativë revolucionare ndaj kompromisit të Jugosllavisë me fuqitë Perëndimore.

Më së fundi, aleanca Sino-shqiptare nxiti shpërndarjen e ideve maoiste nëpër Kosovë dhe në diasporën shqiptare. Si pjesë e një klase të ulët, rurale e të margjinalizuar, radikalët e rinj shqiptarë në Kosovë gjetën më shumë admirim në vizionin maoist të kryengritjes fshatare dhe të çlirimit kombëtar.

Pavarësisht qëndrueshmërisë së saj brenda qarqeve radikale politike, hoxhaizmi kishte një thirrje të kufizuar në shumicën e popullësisë në Kosovë. Jashtë së majtës ekstreme, shumica e shqiptarëve jugosllavë ishin dyshues ndaj regjimit të Hoxhës.

Ulja e tensioneve mes Beogradit dhe Tiranës në fund të viteve 60 iu dha shqiptarëve jugosllavë mundësi më të mëdha për të udhëtuar në Shqipëri. Varfëria dhe represioni politik që e panë me sytë e tyre shërbeu për të çjerrë iluzionet. Shqiptarët e Kosovës ishin veçanërisht të njohur me brutalitetin e regjimit të Enver Hoxhës edhe sepse shumë familje kishin pjesë të familjes në pjesën veriore të varfër të Shqipërisë, ku popullësia vuajti më së shumti persekutimin e rëndë shtetëror.

Pavarësisht anktheve të vijës së fortë brenda institucioneve të sigurisë jugosllave, Hoxhaizmi kishte impakt të vogël në lëvizjet nacionaliste në Kosovë. Qëndrueshmëria e tij, sidoqoftë, siguroi që do të kishte një rol për të luajtur e që ishte disproporcional me thirrjet e tij sociale.

Dy nacionalizmat

Duke filluar në vitin 1968, lëvizja kombëtare e shqiptarëve të Kosovës filloi të ndahej në dy kampe: krahu i Jugosllavëve të moderuar dhe krahu ‘Hoxhist’ më radikal. Në nëntor të vitit 1968, një protestë e mijërave studentëve në Prishtina inicioi protestat mbarë kombëtare duke kërkuar që Kosovës t’i ipej statusi i Republikës.

Përgjigja e shtetit Jugosllav ishte dy palëshe: në njërën anë, policia me dhunë i ndaloi demonstratat; në tjetrën, lidershipi federal prezantoi një valë të reformave. Këto politika të reja mbronin gjuhën dhe të drejtat kulturore të shqiptarëve, iu dhanë hapësirë lidershipit politik të tyre dhe i zgjeruan autonominë provinciale.

Kulmi i këtyre reformave ishte me kushtetutën e vitit 1974 e cila de fakto i dha Kosovës statusin e Republikës. Në fund të viteve 70ta, një shtresë e shqiptarëve të Kosovës ishin integruar në burokracinë e shtetit Jugosllav dhe inteligjencia lokale filloi të lulëzonte në qytetet më të mëdha. Kjo dha mundësinë për t’u krijuar një krah i moderuar i lëvizjes kombëtare shqiptare në Kosovë. Kjo klasë e popullësisë kërkonte më shumë autonomi duke u integruar më tepër në institucionet Jugosllave.

Reformat e viteve 70ta, megjithatë bën shumë pak për të zgjidhur problemin e varfërisë në Kosovë. Në fillim të viteve 80ta, sipas të gjitha indikatorëve ekonomik Kosova ishte duke stagnuar mbrapa mesatares së Jugosllavisë dhe kjo hapësirë veç sa po rritej. Përderisa të dhënat zyrtare tregonin për një përqindje të ulët të papunësisë (rreth 27.5 për qind), papunësia e vërtetë ishte shumë më e lartë, duke u maskuar me regjistrime në universitet dhe migrim masiv.

Për më tepër, prioritet në ekonomi lënin jashtë një numër mjaft të lartë të popullësisë që jetonte në vende rurale, duke i përjashtuar gati tërësisht nga programit zhvillimore të shtetit.

Dështimi i politikës Kosovare për të zgjidhur këto probleme ekonomike krijoi hapësirë për zhvillimin e një rryme më radikale Hoxhaiste. Gjatë viteve 70ta organizata si Grupi Revolucionar i Kosovës u zhvillua në diasporën në rritje në Gjermani, Zvicërr dhe Shtete të Bashkuara. Ani pse ende të margjinalizuara në Kosovë, këto grupe gjetën mbështetje edhe tek studentet e Universitetit të Prishtinës.

Për këta radikalë, lidershipi i moderuar në qeverinë e provincës nuk ishin më shumë se sa borgjez që i serviloseshin një qeverie koloniale në Beograd të mbështetur nga Perëndimi.

Tensionet ndërmjet këtyre dy rrymave u shfaqën  në 1981, kur protestat e studentëve prapë filluan një varg demonstratash në tërë vendin. Për disa javë mijëra studentë, punëtorë, bujq, dhe të rinjë të papunë dulën në rrugë për të protestuar kundër qeverisjes së atëhershme dhe duke kërkuar që Kosovës t’i ipet statusi i Republikës.

Represioni ishte i shpejtë dhe brutal me qeverinë që lëshoj mijëra policë në protestues. Kosova i ngjante një territori të okupuar dhe ndërmjet marsit të 1981s dhe nëntorit të  1988së 584,373 shqiptarë ishin marrë në pyetje, arrestuar apo internuar nga shteti.

Represioni i shfaqur i dha mundësinë grupit Hoxhaist që të rrisnin ndikimin e tyre. Përgjatë viteve 1980s këto grupe të fragmentuara të aktivistëve do të bashkoheshin në një front, që do të çonte drejt themelimit të Lëvizjës Popullore të Kosovës (LPK), organizata që më vonë do të shërbente si bërthamë e UÇKsë.

Shteti i Apartheidit

Tensionet në mes të dy grupeve të lëvizjeve kombëtare shqiptare u bënë më të theksuara në fund të viteve 80’ta, kur Slobodan Milosevic erdhi në pushtet në Serbi dhe federata jugosllave filloi të fragmentohej në baza kombëtare.

Ngritja e Milosevicit sinjalizoi një krizë për klasen politike të Kosovës. Duke mobilizuar nacionalizmin serb për të ardhur në pushtet, Milosevic u zotua që “t’ia kthejë Kosovën Serbisë”. Në mes të viteve 1987-1990, automomia e zgjeruar e Kosovës u shpërbe, dhe nga institucionet partiake dhe shtetërore u përjashtuan anëtarët shqiptarë. Shqiptarët u përjashtuan nga shtypi, radio dhe televizioni dhe u zëvendësuan me serbë. Universitetit të Prishtinës iu kerkua që të reduktojë numrin e studentëve shqiptarë të pranuar dhe të ngris kuotat për serbët dhe malazezët.

Në fillim të viteve 90’ta Kosova efektivisht u bë një shtet aparteid. Pas shpërbërjes së institucioneve, anetarët e perjashtuar të klasës politike të Kosovës ish (Lidhja Komuniste e Jugosllavis) LKJ-së, u detyruan të rigrupohen brenda një organizate të re: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

E themeluar në dhjetor të vitit 1989, LDK u shëndrrua shpejtë në një organizatë të masës, duke marrë 700.000 anëtarë nga e gjithë bota me 1991 dhe duke e deklaruar veten si “qeveria në egzil”. Nën udhëheqjen e shkrimtarit Ibrahim Rugova, LDK kërkonte të fitonte pavarësinë nëpërmjet një rezistence pasive, duke avokuar mosballafaqim me institucionet serbe dhe duke avokuar krijimin e insititucioneve paralele të udhëhequra nga shqiptarët. Mospërdorimi i dhunës, Rugova arsyetonte, do të ndihmonte në promovimin e simpatisë perëndimore dhe, eventualisht, ndërhyrjen ndërkombëtare në anën e shqiptarëve.

Kjo strategji mori një goditje serioze më 1995 kur negociatorët nderkombëtarë që kërkonin për luftërat civile kroate dhe boshnjake, refuzuan të merren me çështjen e Kosovës. Marrëveshja e Dejtonit, që i dha fund luftërave jugosllave, zyrtarisht e la Kosovën nën udhëheqjen e Beogradit.

Miqtë tanë në Washington

Rënia e Lidhjes Demokratike të Kosovës shenjoi ngritjen e e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Që nga formacioni i saj në fillim të viteve 80, LPK-ja kishte vazhduar të ndqite rrugën ushtarake për çlirimin e Kosovës. Aktivistët në ekzil studiuan taktikat ushtarake të grupeve çlirimtare si ETA, PLO dhe IRA. Ata poashtu debatuan formën e duhur të luftës së armatosur në Kosovë: a duhej që partia të përfshihej në një luftë guerile të gjatë, apo duhej që të armatoste popullësinë lokale për një kryengritje të gjatë intifada?

UÇK-ja ishte formuar në vitin 1993 si një krah i armatosur i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Përgjatë viteve në vazhdim, aktivistët e UÇK-së me sukses organizuan një rrjet të kontakteve me të varfërit dhe komuntetet rurale përgjatë Kosovës dhe mundësuan financimin e tyre nga diaspora.

Dështimi i strategjisë paqësore të LDK-së më 1995 krijoi hapësirë për UÇK-në që të dilte nga margjinat e politikës. Më 1996, grupi vendosi komunikatat e para publike dhe filloi fushatat e sulmeve kundër caqeve policore serbe dhe i perceptoi shqiptarët policë si “bashkëpunues”.

Megjithëse rrënjët e saj qëndrojnë te marksizëm-leninizmi i LPK-së, UÇK-ja që doli më 1996 ishte një bishë politike thellësisht e ndryshme nga para-ardhëset e saj të Luftës së Ftohtë.

Ndryshimi më i dukshëm ishte te marrëdhënia e UÇK-së me fuqitë perëndimore. Siç thotë Henry Perrit, pak prej UÇK-së besonin se të vetme mund ta çlironin Kosovën. Për më tepër, fushatat guerile bëheshin përmes një strategjie politike për të provokuar intervenimin ndërkombëtar në Kosovë në mbështetje të vetëvendosjes shqiptare.

Pasi kaluan dekada të tëra duke dënuar qeverinë e Tito-s si revizioniste dhe si “lakejtë” e imperializmit amerikan, radikalët e UÇK-së i panë po këta imperialistë si shpëtimtarët e tyre.

Përpjekja e klasës së ulët rurale kundër klasës politike urbane i dha rritje subjektit të mjegullt politik: “popullit.” Kjo shkarje ideologjike i mundësoi UÇK-së të adaptonte nacionalizmin shqiptar tepër i zhveshur nga politikat e saj klasore.

E dyta, kolapsi i komunizmit në Shqipëri më 1992 ekspozoi natyrën brutale të shtetit të Enver Hoxhës më qartë, veçanërisht mes diasporës shqiptare. Të mbështetur te diaspora për financim, LPK-ja e hoqi një pjesë të madhe të retorikës së saj marksist-leniniste.

E treta, fundi i komunizmit e transformoi gjeopolitikën e Ballkanit. Gjatë Luftës së Ftohtë, alenaca e Jugosllavisë me Perënimin i kishte lejuar aktivistët që e mbështesnin Hoxhën në Kosovë që të identifikonin “kolonializmin serb” në Kosovë me imperializmin perëndimor në rajon. Luftërat civile në Kroaci dhe Bosnjë, megjithatë, kanë demonstruar se sa shumë e kishte prishur marrëdhënien me perëndimin Millosheviqi.

Derisa strategjistët politik të ShBA-ve kërkonin rivendosjen e qëllimeve të NATO-s si një forcë e sigurisë ndërkombëtare, kriza jugosllave ofroi një test bindës për paradigmën e re të “intervencionizmit humanitar.”

E vëmendshme për mundësitë që kishte hapur ky moment i ri gjeopolitik, udhëheqja e UÇK-së filloi të tërheq problemin e kolonializmit serb nga imperializmi perëndimor, duke heshtur kritikët e kësaj të fundit më pas.

Në mes të viteve 90, UÇK-ja përqafoi vetëm pak nga politikat marksist-leniniste që karakterizonin radikalizmin e shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës së Ftohtë. Rruga drejt çlirimit, tashmë besonin, i binte kah Washingtoni.

Një ngushtim radikal

Intervenimi i NATO-s ndihmoi që të sigurohen kushtet që Kosova, në mënyrë të njëanshme, të shpallë pavarësinë nga Serbia në 2008. Megjithatë, transferimi ideologjik i UÇK-së kishte një numër pasojash për politikën Kosovare.

Së pari, kontribuoj në rikthimin e një nacionalizmi shovinist. Edhe pse Hoxhaismi gjithmonë kishte qenë i lidhur me nacionalizmin shqiptar në Kosovë, kishte ruajtur një shpirt internacionalist. Hoxhaistët solidarizoheshin me popujt tjerë të Ballkanit dhe përfundimisht besonin në një federatë rajonale në të ardhmen. Deri në vitin 1997, Marksisti – Leninisti Adem Demaçi ende propozonte një federatë të Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës – ‘Ballkania’ për të zgjidhur konfliktin e nisur.

Ky internacionalizëm u eliminua nga ideologjia e mëvonshme e UÇK-së, dhe ndërmjet radhëve të saj u lejua rritja e nacionalizmit shqiptar shovinist, shpeshherë me pasoja të dhunshme për minoritet Roma dhe Serb pas luftës.

Së dyti, derdhja e politikave klasore ndihmoi të lehtësohej rruga e UÇK-së si pjesë e një klase të re qeverisëse.

Pas tërheqjes së forcave serbe në qershor të vitit 1999, Kosova u vendos nën administratën e Kombeve të Bahkuara, e cila monitoronte krijimin e institucioneve dhe qeverisë. Lidershipi i UÇK-së ishin të shpejtë për të përfituar nga mbështetja e re popullore dhe monopolin efektiv mbi dhunën duke siguruar kështu pozita profitabile në këto intitucione. Si qendra e kësaj klase të re politike, pjesëtarët e kaluar të UÇK-së u sillën shumë si paraardhësitë e tyre, duke përdorur shtetin për t’u pasuruar vetë, për të pas pushtet e për të zgjidhur konflikte.

Për më tepër, lidhjet e ngushta të ish pjesëtarëve të UÇK-së me ndërkombëtarët nënkuptonte që kjo klasë politike ishte e lidhur me dështimin e OKBsë për të krijuar zhvillim të qëndrueshëm në vendin e vogël e të shkatërruar nga lufta. Tregon mjaft shumë fakti që rezistenca ndaj okupimit të OKB-së nuk erdhi nga ish pjesëtarët e UÇK-së, por nga lëvizja anti – koloniale Vetëvendosje! që filloi të krijohej nga protestat masive të studentëve gjatë viteve 90ta.

Së treti, fakti që UÇK u mbështet shumë në intervenimin e Perëndimit i dha legjitimitet doktrinës së ‘intervenimit humanitar’ dhe zhvillimit të paradigmës së re të sigurisë nga ShBA-të për të rivendosur qëllimin e NATO-s. Në këtë kuptim, ne duhet të shohim Luftën e Kosovës si një hap të rëndësishëm në rrugën e pushtimit të Afghanistanit në vitin 2001 dhe Irakut dy vite më vonë.

Që lidershipi i UÇK-së nuk e kanë menduar më gjerësisht për pasojat e aleancës së tyre me NATO-në tregon për ngushtimin radikal të pikëpamjeve të tyre politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu