Nga shqiptarë bëhen boshnjakë, për t’u regjistruar në Mjekësi. UP dështon t’i ndalë këto skandale!

0
118

Mungesa e përgjegjësisë së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë në filtrimin e listave të aplikantëve që synojnë të vijojnë studimet në UP është bërë mundësi e manipulimit me kombësi, për regjistrim në fakultet.

M.L. nga qyteti i Mitrovicës ka shfrytëzuar këtë situatë në afatin plotësues për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë, duke ndërruar etninë e saj pas dështimit të pranimit në konkursin e parë për vitin akademik 2018/2019. Ky student e ka ndërruar kombësinë nga shqiptar në boshnjak.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta” Prodekani i këtij fakulteti Ibrahim Rudhani. Sipas tij, ka edhe raste tjera që në mënyrë të ngjashme kanë arritur të zënë ulëse brenda UP-së, raste këto për të cilat pohon se e kanë njoftuar Rektoratin dhe MASHT-in.

E kemi iniciuar këtë rast, por nuk është vetëm ajo janë edhe 8 ose 11 raste të tilla, saktësisht nuk e di sepse jam jashtë fakultetit, që në afatin e parë janë deklarur si kosovar kurse në afatin e dytë janë deklaruar si minoritet. Në konkurs të Universitetit ka qenë mundësia të vetë deklarohen për kombësinë. Ne kur e kemi hetuar këtë fenomen së bashku me kryetarin e komisionit kemi shkuar në rektorat dhe jemi takuar me sekretarin Esat Kelmendi dhe e kemi informuar. Ai ka thënë që të zgjidhet nga ne ky problem, por ne i kemi thënë që rektorati të marrë masa sepse konkursin e kanë hapur ata. Ndërkohë sekretari i ka shkruar zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit Artan Berisha, dhe ai e ka marrë përsipër që të konfirmojë etninë e tyre dhe meqë ka ardhur afati për t’i shpallur rezultatet, ne i kemi nxjerrë ato preliminare“, ka thënë Rudhani.

Për raste të tilla, sipas këtij prodekani përgjegjësia bie tek Rektorati i UP-së sepse “ata e kanë përgjegjësinë për verifikim të tyre, ne nuk kemi kompetencë as ta njoftojmë prokurorinë”, është shprehur ai.

Lidhur me rastin “Gazeta” ka kontaktuar sekretari i përgjithshëm të UP-së Esat Kelmendi, por ai nuk ka qenë në gjendje që të jap një sqarim.

Edhe nga MASHT-i kanë refuzuar të deklarohen për këtë rast. “Gazeta Blic” ka kontaktuar me Drita Kadriun, drejtore e departamentit të arsimit të lartë, por ajo nuk ka dhënë asnjë përgjigje, pavarësisht intinstimit.

Ndërkohë “Gazeta” ka arritur të sigurojë listën zyrtare të publikuar nga Fakulteti i Mjekësisë në afatin e parë për regjistrim në UP, ku kandidatja M.L., kishte konkurruar me kombësi shqiptare dhe ishte e renditur më poshtë se 600-ta në listë.

Ndërsa në afatin plotësues, në listën preliminare M.L., është renditur e dyta pas një kandidati tjetër e cili po ashtu dyshohet se ka manipuluar me kombësi, pas që Komisioni për Pranimin e studenteve në Fakultetin e Mjekësisë ka veçuar se pranimi do të bëhet me rastin e vërtetimit të etnisë përkatëse.

Pak ditë më vonë MASHT-i ka vërtetuar etninë përkatëse të aplikantëve, duke e nxjerr M.L., si të parën ne listën përfundimtare e të pranuarve në fakultet nga vendet e rezervuara për minoritetet pakicë.

Edhe në të kaluarën aplikantët kanë shfrytëzuar praktikën e njëjtë për pranim në Fakultetin e Mjekësisë. Vetëm në vitin e kaluar janë identifikuar 10 aplikantë që kanë ndërruar etninë për pranim në fakultet. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu