Një debat Rama- Basha? A është i mundur?

0
275

rama-basha-cfare-shikimi1

A mund të ketë sot një debat Rama vs Basha? Kjo pyetje është ngritur pasi Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ftoi sot kryeministrin Rama në një debat publik, për atë që ai e quan bllokim të projekteve të Bashkisë nga qeveria. Ndër bllokimet e Ramës, Basha përmendi atë të buxhetit të Tiranës, bulevardit të Tiranës, projektit të tramit dhe terminalit. Po ta shohësh në shikim të parë, arsyet pse një debat i tillë është pozitiv janë disa. Qytetarët mund të sqarohen se përse nuk po zhvillohet “Tirana 2” përtej stacionit të trenit, ndërkohë që të gjithë politikanët grinden për lejet e ndërtimit që jepen në qendër të qytetit. Qytetarët mund të sqarohen se përse nuk po ndërtohet tramvaji, i premtuar nga të gjitha palët? Pse bllokohet buxheti i bashkisë? Pyetjet mund të vazhdojnë pa fund.

Po a mund të bëhen ato pjesë e një ballafaqimi televiziv? Ndoshta jo. Dhe kjo për disa arsye. Së pari sepse kryeministri nuk mund të debatojë më shefin e opozitës vetëm për administrimin e Tiranës. Nëse ky debat do të bëhej, platforma e tij duhet të ishte shumë më e gjërë. Së dyti sepse Edi Ramës nuk i intereson ky debat. Së pari sepse edhe po të dilte më mirë, ai do të mundtte vetëm kryebashkiakun e Tiranës dhe jo kryeopozitarin. Por ka edhe një arsye të dytë. Pikërisht në këtë moment, Rama kërkon ta shmangë këtë debat. Ai nuk do ti falë Bashës staturën e liderit që do ti zgjidhte shumë probleme brenda PD-së. Njerzit pranë kryeministrit dhe mediat afër tij, sponsorizojnë gjithë kohën idenë e një Bashe me kundërshtime brenda familjes së vet politike.Prandaj dhe Rama nuk mund të dalë jashtë kësaj strategjie. Së treti sepse shumicës i intereson ende që opozitën ta paraqesë me fytyrën e vjetër të Berishës dhe Bashën që i bindet përunjësisht atij.

Ndaj një përballje e fortë mes dy liderëve do të ishte kundër kësaj strategjie.

Prandaj ka pak gjasa që debati Basha- Rama të zhvillohet. Këtë e di dhe vete kryebashkiaku i Tiranës. Prandaj ftesa e tij duket më shumë një lëvizje propagandistike sesa një ftesë për ballafaqim real. Ajo i ngjan më tepër ftesave për debat, që kryeopozitari i dikurshëm Rama, i bënte kryeministrit Berisha. Por si ftesa propagandistike edhe ato mbetën gjithnjë të pareralizuara.

edi-rama-lulzim-basha-5

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu