Një deputet dhe një polic dyshohen si vrasësit Xhemajl Mustafës

0
271

KOSOVË-Për vrasjen e Xhemajl Mustafës dyshohen dy persona. Njëri është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëri polic, ndërkaq sipas Klan Kosovës ata pritet që të arrestohen së shpejti. Klan Kosova thotë se i di emrin e të akuzuarve, por që nuk do të flasin derisa të ndodh arrestimi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe shumë shpejt pritet ta bëjë arrestimin e tyre. Lajmin e kanë konfirmuar burime të Klan Kosovës në kushte anonimiteti. Ndërkaq këtë gjë nuk e ka përgënjeshtruar as EUELEX-i.

Zyrtarja për informim e Misionit Europian për Sundim të Ligjit, Bardha Azari, ka sqaruar përmes telefonit se krejt çka kanë për të thënë organet e ndjekjes “është se janë duke hetuar rastin”.

Klan Kosova kontaktoi edhe familjarët e Mustafës, të cilët thanë se nuk janë në dijeni të një informacioni të tillë.

Pak ditë më herët prokurorët e EULEX-it u takuan me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.

Në këtë takim, sipas liderit të LDK’së, është diskutuar m’u mbi vrasjet politike të pasluftës, për të cilën vetë Mustafa bëri thirrje që të ndriçohen.

Xhemaj Mustafa ishte këshilltar politik dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova.Ai u vra me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë. Ndërsa ky akt cilësohet si nder më të rëndit pas luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu