Një Hashim tjetër në krye të PDK-së

0
55

Sekseri i Policisë së Kosovës, Rrahim Hashimi pretendon të bëhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

I arrestuari për ryshfet për lehtësim në raste penale, sot ka zyrtarizuar kandidimin e tij për kryetar të PDK-së në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Hashimi, ka paralajmëruar se si kryetar i PDK-së do ta pastrojë këtë parti nga keqpërdoruesit dhe abuzuesit e shtetit.

“Do të jam në shërbim dhe udhëheqje të partië të ciles jo pak nga ne i dhamë aq shumë që deri sot disa figura gjysëm autokarte abuzuan dhe u pasururan duke keqpërdor gjithë mekanizmat e partisë e më vonë edhe duke keqpërdor shumicën e makanizmave të shtetit për favore të tyre, miqve të tyre dhe disa klaneve brenda PDK-së”, tha ai përmes një postii në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror në Facebook.

Ai ka paralajmëruar edhe publikimin e programit të udhëheqjes së PDK-së, përmes të cilit synon të bëjë reforma në parti.

Hashim në maj të vitit 2017 është akuzuar se ka marrë para nga familjaret e drejtuesve të Qendres për Avokim dhe Dipomaci, duke i heshtur edhe rastet që këta drejtues kishin në polici.

Ai është akuzuar edhe për asgjesim të dosjeve, në këmbim te të hollave në vlerë prej 100 mijë eurove.

Pershendetje miq dashamir dhe simpatizant te PDK-së!Qytetar të Kosovës, nga sot zyrtarisht e shpalli kanditaturen time…

Posted by Rrahim W Hashimi on Sunday, 30 September 2018

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu