Një tjetër personaliteti i njohur i bashkohet Vetëvendosjes

0
139

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se që nga sot partisë së tij i është bashkuar Zeqir Bekolli.

Kurti e përshkruan Bekollin si një veprimtar të shquar për komb e shoqëri.

“Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot iu bashkua Zeqir Bekolli, publicist e shkrimtar, gazetar e reporter i luftës, autor i disa veprave letrare dhe publikimeve të ndryshme.

Me prejardhje nga Korrotica e Epërme e Drenicës, z.Bekolli është veprimtar i përkushtuar për shoqëri, kulturë dhe komb” shkruan Kurti në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu