Një vështrim për librin, e autorit Mustafë Krasniqit

0
81

“Faqe të panjohura të historisë së NDSH-së (Ramiz Qyqalla dhe bashkëluftëtarët e tij)

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Faqe të panjohura të historisë së NDSH-SË, është libri më i ri i poetit,publicistit dhe veprimtarit të kauzës së çështjes kombëtare, Mustafë Krasniqi. Vet titulli i këtij libri shtjellon në vete një tematikë të gjër me një stil të hollë, duke gërshetuar me ngjarje të vërteta, e tematikë shpirtërore,të cilat i japin librit një kuptim të gjërë dhe shumë ngjyrshe.

Libri përmban mesazhin e një realiteti të caktuar dhe të obligimit për ta përballuar këtë realitet,për kohën e një Organizate me emrin NDSH-JA.

Autori, Mustafë Krasniqi, sjellë para lexueseve një libër, përplot thesarë të informimit objektiv, për pozicionet kombëtare dhe antikombëtare, të detajuara nëpër kritere historike, për kohën qe ai paraqet, duhet lexohet vëmendshëm, kjo histori e mendimit politik shqiptar. Prandaj, kështu mrekullohet edhe realiteti me kompleks, të vërtetash nëpër periudhat kohore, ku trajtohen përmbajtjet e historisë.

Për këtë libër historik, barra do ju bie historianëve,sepse për ketë fushë edhe janë përcaktuar. Ndërsa autori për hir të një realiteti merr përsipër këtë pjesë të historisë dhe e shtjellon bukur këtë ngjarje, ku mundem të them me plotë bindje, se kjo periudhë ishte e panjohur deri më tani, apo pak e njohur,përpos asaj që kemi dëgjuar, se si përudhe e lavdishme.

Pasi autori, z- Krasniqi, si personazh merr atdhetarin  RAMIZ QYQALLEN, e unë duke ber vështrimin nuk munda ta kaloja pa e përmend këtë atdhetar dhe do e filloj me një thënie që Ramizi përherë e përsëriste ”vetëm lufta na sjell lirinë”, dhe unë do shtoja se vetëm lufta na e solli me te vërtetë lirinë. Ai ishte edhe njohës i mirë i historisë ballkanike, sidomos i konferencave, e i pakteve, i samiteve, i traktateve ndërkombëtare antishqiptare, ne cilën u copëtuan trojet tona.

Një është e qartë se Ndsh-ja, ishte organizatë e cila bëri rezistencë dhe luftë kundër regjimit jugosllavë. Të gjithë këta veprimtar ishin çdo ditë në luftë, e sidomos kur dolën në mal, Ramiz Qyqalla, Ibrahim Lutfiu, Gjon SERQI; Musli Dumoshi, Ajet Gërguri, Aziz Zhilivoda, Azem Jashanica, Fetah Qyqalla etj. Këta burra qe nuk ju frikësuan kurrë vdekjes, lan edhe shumë porosi, ku edhe autori, Mustafë Krasniqi, merr një fjali shumë domethënëse, ”Vdekja do të ishte shumë e shëmtuar dhe e hidhur, nëse nuk kemi lënë vepra ose njerëz të na kujtojnë”. Familja Qyqalla vazhdoi me traditën e atdhedashurisë. Djali për qefi, siç e quante Baci Ramiz, Sylejman Qyqallën,ku ky pahamendje ndjekë rrugën e lirisë dhe te babait, e me këtë ideal kombëtar dhe burgoset. Ja  se qe I thotë BABAI djalit: ”-Me gëzim e prita këtë dite rruge të e mbarë, o biri im! E kemi Shqipërinë, ti mbaje burgun si burrat,mos u mërzit, se vetëm te paburrat mërzitën e burrat trimërohen!”

Besoi se lexuesi do të pasurohet me një libër që fletë për ngjarje e personalitete, nga veprimtaria e begatshme, e Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare në një rreth të caktuar, kryesisht në zonën e Artakollit, buzë malit të Çiçavicës, në fshatrat e Kastriotit, të Vushtrrisë, të Fushë Kosovës etj.

Poashtu në këtë libër lexuesi do të njoftohet edhe me një argument konkret, me një tragjedi, që ka mund të ndodhë vetëm në kohën e inkuizicionit, me rastin e Masakrës së Tivarit. Pra, dëshmia e Ramiz Qyqalles për Tivarin, është një dëshmi rrëqethëse, e tragjike,po në anën tjetër një sqarim dhe vetëdijesim për gjeneratat e ardhshme. Kjo periudhë e dhimbshme e tragjike ka mbetur në historinë e popullit shqiptar, ndoshta edhe në tërë historinë e Evropës së civilizuar, ku përmes librit të autorit në fjalë, lexuesi do ta ka më letë të bindet dhe ta mësoi të vërtetën që deri më sot është ditur pak, për të mos thënë hiq.

Ndonëse, historia jonë e re e njeh shumë pak veprimtarinë dhe përpjekjet e kësaj organizate atdhetare. Autori I librit Mustafë Krasniqi, ka arritur qe me sukses t´ia paraqes lexuesit, opinionit tonë, një mori faktesh të dokumentuara për ngjarjet dhe personalitete historike të panjohura,  apo pak të njohura, me në qendër atdhetarin e shquar Ramiz Qyqallën.

Autori Mutafë Krasniqi u lind në fshatin Shipitullë ne vitin 1966 dhe bënte pjesë në grupet ilegale në Kosovë si anëtar I LPRK-së(LPK-së). Ky veprimtarë i përkushtuar, pati rastin të veproi me shumë shokë të ilegales, si:  Me Afrim  Zhitin, Fadil Vaten, Xhavit Hazirin edhe me shumë shokë të tjerë.

Gjatë  leximit dhe analizës së këtij libri, m’u shtuan emocionet, në njërën anë pse kaq vonë po mësojmë për ngjarjet historike, ngjarje që ishin dhe mbetën kryekput atdhetare dhe në anën tjetër, pse disi historianët rrinë si të heshtur para këtyre ngjarjeve që na krenojnë para botës së civilizuar?

Pra, lexues të nderuar ! Duhet ta merrni këtë libër si një përpjekje modeste për ta nxjerrë në dritë një përudhë historike të lan anash nga studiuesit dhe historianet.

Prandaj në fund e përgëzoj autorin, që  na afroi këtë libër me shumë ngjarje dhe rrëfime konkrete, ku na NJOHU ME NJË FAQE TË HISTORISË SË LAVDISHME, Të NJË ORGANIZATE QË KISHTE PËR QËLLIM ÇLIRIMIN DHE BASHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR, e cila kishte peshën e vete dhe rendësin e saj, për kohën kur ka vepruar, por them me plot të drejtë se ishte edhe gurthemeltarja për gjeneratat e ardhshme, sidomos edhe për krijimin e forcës së vetme të UÇK-së.

Pra ju te nderuar merreni këtë libër dhe aty do gjeni një histori, një të vërtetë dhe dëshmi qe duhet lexuar dhe studiuar. Vlen të përmendet se ky është libri i tretë i autorit.

E përfundoi këtë vështrim me një varg poezie nga autori Mustafë Krasniqi.

Ne të rënët kemi vetëm një zë
Çamëri, Plavë, Shkup, Kosovë Liri
Që ju të mos i ngjani territ
Po dritës, bashkimit në një Shqipëri.

 

Shkruan: Kadri Gërvalla

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu