Një video tjetër e arrestimit të Fadil Arsllanit në Gostivar (VIDEO)

0
334

Fadil Gostivari

Ministria e Punëve të Brendshme ka shfaqur një video tjetër të arrestimit të Fadil Arsllani nga Gostivari, i cili akuzohet për vepra kriminale financiare, fajde, zhvatje, dokumente false dhe aktivitete tjera për përfitim të pasurive në forma të paligjshme. 

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=5YBsge8KiA0″ width=”560″ height=”315″]

Minstria e Punëve të Brendshme ka publikuar videon me pamjet gjatë arrestimit të Fadil Arsllanit, biznesmenit gostivaras, që akuzohet për kriminalitet, fajde dhe veprimtari të tjerë paligjshme.

Policia e Maqedonisë informoi se ka arrestuar pronarin e disa bizneseve në Gostivar, Fadil Arsllanin të cilin e akuzon për fajde dhe vepra tjera kriminale.

Arsllani ishte i dyshuari kryesor në operacionin policor “Çekani” të ndërmarrë në rajonin e Gostivarit më 10 dhjetor të vitit të kaluar. Në mesin e 15 të dyshuarëve dhe të akuzuarëve ishin ndaluar edhe avokatë, noterë dhe përmbarues nga Shkupi dhe qytete të tjera.

Tërë grupi dyshohet për bashkëveprim në akte të dëmshme kriminale financiare, dhënie të fajdeve, zhvatje dhe dokumente të falsifikuara. Por, në ditën e arrestimeve, i dyshuari kryesor Arsllani ishte në arrati.

Policia gjatë bastisjeve dhe kontrolleve të kryera ka konstatuar dhe dyshon se prona dhe pasuria e tij bazohet në aktivitete kriminale dhe se mbi 2 milionë thuhet se janë përfituar në këtë mënyrë.

Policia ka konfiskuar të gjitha makinat luksoze të biznesmenit gostivaras. Gjatë ditës priten informacione shtesë lidhur me operacionin e arrestimit të tij. Ndryshe, Fadil Arsllani njihet edhe si pronari i diskotekës së mirënjohur “Golden Eye” në Gostivar dhe pronar i një hoteli luksoz në Mavrovë.

Ai gjatë arratisjes në disa prononcime përmes rrjeteve sociale ka theksuar se është i pafajshëm dhe se operacioni i tij është një hakmarrje që ka prapavijë edhe politike. Ai ka theksuar se pasuria e tij është e pastër. (INA)

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=2uNvKESc650″ width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu