Njerëz me maska sulmojnë në qendër të Prishtinës Rrahim Krasniqin, Drejtorin e administratës së QKU’së

0
147

Mëngjesin e sotëm disa persona me maska kanë sulmuar Rrahim Krasniqin, Drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta Teknike dhe Administrative të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke i shkaktuar disa plagë të rënda në kokë.

Burime të Express, bëjnë të ditur se Krasniqi është sulmuar derisa po dilte nga banesa e tij për të shkuar drejt vendit të punës.

“Sulmi ka ndodhur në orën 07:30 në mëngjes afër banesës së tij, afër hotelit Grand. Disa maska kanë dalë dhe e kanë sulmuar atë”, ka thënë ky burim për Express.

Sipas të njëjtin burim, zyrtari i QKUK’së ka pësuar lëndime serioze në kokë, si pasojë e të cilave është detyruar që të ndërhyhet me qepje.

Sulmin ndaj shefit të administratës së QKUK, e ka pranuar edhe Shpend Fazliu, zëdhënësi i QKUK’së.

“Ai sot ka kërkuar ndihmë në QKUK “, ka thënë Fazliu për Express.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu