Njoftim: Gjitha mjeteve të informimit në gjuhen shqipe

0
87

kufiri

Për heqjen e Kufirit të Serbisë mes Kosovës e Shqipërisë me 10 qershor 2015 !

Nesër me 10 qershor 2015 është përvjetori i ditës me të rëndësishme të historisë ton kombëtare pas fillimit të rrënimit sundimit 5 shekullor te Perandorisë Osmane në Gadishullin Ilirik!

Me 10 qershor 1878 në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit ndodhi RILINDJA KOMBETARE!

I tërë zhvillimi i Çështjes Kombëtare Shqiptare deri në ditën sotme lidhen me këtë përvjetor madhor me tera datat tjera te rëndësishme që lidhen si hallka të një zinxhiri të vetëm historik.

Dihet se me 10 qershor 1999 Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Kosovës vetëm e kishte thyer kufirin e Serbisë të 1913 mes Kosovës e Shqipërisë dhe po marshonte drejt çlirimit brendësisë se vendit!

UÇK-ja dha mbi 3200 ushtar dhe dyfishin e këtij numri të invalidëve si edhe mbi 14 000 martir qe u vranë, u theren dhe u dhunuam nga Ushtria Serbe, Malazez e Maqedone ne luftën fundit për heqjen e kufirit të Serbisë dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si shtet Ëmë e të gjithë shqiptarëve kudo ku gjenden!

Kolona e Dëshmorëve të Kombit dhe e Luftëtarëve te Lirisë qe vuajtën neper burgje turke, serbe, maqedone e malazez dhe jugosllave dhe që murrën plagë nga dora e armiqve, andaj UÇK-ja është vetëm akti i fundit i një drame historike e cili si akt historik ende nuk ka përfundua!

Pas hyrjes se UÇK-ës në Prishtinë me 11 qershor 1999 dhe pas flakjes se Flamurit Jugosllav nga institucionet e kryeqytetit dhe të ngritjes se Flamurit Kombëtar Shqiptar, u duke se morri fund epoka e pushtimit të vendit ton dhe një pjesë e popullit dhe e parisë politike ra në një gjumë i cili gradualisht u shndërrua ne ankth dhe ne kome artificiale!

Ushtria serbe në Kosovë para 11 qershorit 1999 numëronte mi 50 000 forca të të gjitha gjinive ushtarake e paramilitare. Me vite te tera kundër ushtrisë serbe, balle për ballë luftoi vetëm UÇK-ja dhe as një ushtri tjetër.

Dhe me në fund Ushtria Serbe kapitulloi para UÇK-ës! Por, për të mos u turpëruar para botës dhe para popullit serb, ajo nënshkrimin e kapitullimit e bere në Kumanovë para NATO-s, edhe pse NATO-ja me as një ushtar të vetin nuk kishte marr pjese në lufte balle për ballë me Ushtrinë Serbe.

NATO morri pjese në luftë vetëm 78 ditë nga distanca ajrore! As një ushtar i NATO-s nuk u vra në përpjekje me Ushtrinë Serbe! Në përpjekje me Ushtrinë Serbe u vranë vetem usharet e UÇK-es!

Natyrisht se ne kishim nevojë për përkrahje dhe ishim mirënjohës për përkrahjen ajrore të NATO-s.

Por kur përfundoi lufta, në KUanovë, u arrit marrëveshje mes dy ushtrive te huaja për fatin e vendit ton, pa prezencen eTiranes dhe te P rishtines zyrtare!

Pastaj, KFOR-i u shtri vetëm në hapësirën shqiptare të Gadishullit Ilirik, i demilitarizoi vetëm Armatat Shqiptare dhe e shkatërroi vetëm armatimin e Armatave Shqiptare!

As një ushtar i NATO-s nuk hyri ne Serbi, nuk u demilitarizua Ushtria e Serbisë dhe nuk u shkatërrua armatimi i Ushtrisë të Serbisë. Ne vendin ton u vendos një administruat diktatoriale e OKB qe e njihte sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën si pas Rezolutës 1244 si pas te cilës edhe sot vepron KFOR-i, OSBE-ja, BE-ja dhe EULEX-i si vazhdim i UNMIK-ut!

E ter kjo u zhvillua në atë drejtim që Populli Shqiptar dhe Kombi në tërësi, që me parë ishte nën sundimin e ish Republikave të Jugosllavisë, me shkatërrimin e ish RSFJ edhe pas 1999 mbeti i ndarë në 6 shtete. Brukseli, me 78 dite bombardime herë herë të dyshimta, u be pronare e Kosovës dhe po duket se gjaku ynë i derdhur për një shekull shkoi huq, sepse Kosova mbeti nën sundimin e huaj kolonial!

Brukseli investoi kapital të vetin në rindërtimin e Doganave mes Kosovës e Shqipërisë duke e ripërtëri Kufirin e Serbisë mes Kosovës e Shqipërisë!

Populli me durimin e gurit priti qe 16 vite që nga institucionet vendore e ndërkombëtare te hiqet ky kufi armiqësor i Serbisë mes Kosovës e Shqipërisë, qe i ndan shqiptaret mes vet .

Por, përgjigja ishte se “s´ka ndryshim i kufijve”, edhe pse gjermanet që i shkaktuan dy luftëra botërore i ndryshuan kufijtë dhe u bashkuan. U shkatërrua ish Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia e disa vende tjera u ndan dhe ndryshuan kufijtë në terë Evropën, por për shqiptaret qenka e ndaluar te heqin kufijtë e huaj brenda atdheut te vet dhe qenka e ndaluar te bashkohen mes veti, si pas Brukselit !

Pos kësaj në atë kufi janë vendosur bandat e sigurimeve private të Pacollit dhe te Thaqit që po i plaçkitin me vite të tera mërgimtarët shqiptar për mes te një kriminaliteti të organizuar pas te cilave janë partitë politike ne pushtet, nën mbrothej e policisë kufitare, gjë që duhet të merr fund menjëherë!

Kupa u mbush dhe durimit i ka ardhur fundi!

Nesër me 10 qershor 2015 Populli vet do të e heqë kufirin e Serbisë te1913 mes Kosovës e Shqipërisë duke fillua në Qafen e Morinës ne rruge dinjitoze dhe paqësore duke e bllokua kufirin ne ora 12.00 e ditës për një orë!

Ju beje thirrje të gjitha medieve publike që menjëherë të informojnë opinionin në lidhje me ketë ngjarje që do të zhvillohen nesër në atë formë spontane si u heq Muri i Berlinit mes dy Gjermanive, qe pasoi me bashkimin e dy Gjermanive në një shtet, pa shkrepjen e as një arme dhe pa u derdhur a një pike gjaku!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu